Panorama Sport (Albania)

Kamza huazon sulmues nga Meksika, dilema për Roloviç

- A. Dushku

Skuadra e Kamzës, përveç stërvitjev­e të përditshme, krahas tyre po mundohet të zhvillojë edhe një merkato cilësore për mbijetesën. Presidenti i klubit, Naim Qarri, bën me dije se është arritur marrëveshj­a me futbollist­in meksikan, David Izazola, që pritet t'i bashkohet skuadrës në janar në fazën përgatitor­e, e cila do të zhvillohet në Itali pas datës 7 janar. Sipas kreut të klubit, ky lojtar do të jetë i huazuar vetëm për pjesën e mbetur të kampionati­t. Lojtari në fjalë është 27 vjeç dhe 1.81 m i gjatë. Ai ka një CV të pasur kryesisht në kampionati­n meksikan. Sipas "transferma­rkt", vlera e kartonit të tij është 400 mijë euro. David Izazola Ramírez (i lindur më 23 tetor 1991, në Meksiko Siti) është një futbollist meksikan profesioni­st që luan si sulmues. Ka luajtur me shumë skuadra meksikane. Më 16 qershor 2016, në moshën 24-vjeçare, Izazola shpalli daljen e tij nga futbolli profesioni­st. Ai botoi një letër, duke cituar "trajtimin e keq ndaj lojtarëve të futbollit meksikan" si arsyen e daljes në pension të parakohshë­m. Megjithatë, më 24 dhjetor, ai braktisi pensionin dhe nënshkroi për klubin Guatamelan Comunicaci­ones. Më 29 janar 2018, Izazola nënshkroi për klubin spanjoll Salamanca CF, me të cilin shënoi vetëm një gol në 11 ndeshje, duke bërë transferim­in në Segunda Division B. Më 26 shtator, ai u bashkua me klubin indian të Ligës së Parë, "ILeague Churchill Brothers", me të cilin e prishi kontratën e tij dhjetë ditë më vonë pas mbërritjes në Indi më 15 tetor, duke përmendur "kushtet socialo-ekonomike të vendit". Tashmë, David Izazola do të jetë lojtari më i ri i Kamzës. Ndërkohë, sulmuesi malazez, Ognjen Roloviç, me shumë mundësi do të largohet nga Kamza pas ardhjes së meksikanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania