Panorama Sport (Albania)

Tirana do një "play-maker"

-

Nuk është ndonjë lajm që Tirana kërkon të marrë ndonjë lojtar nga Luftëtari. Lajm është që bardheblut­ë duan një "play-maker". Ky është synimi i bardhebluv­e këtë merkato janari. Trajneri Ardian Mema ka vënë alarmin për një futbollist, i cili mund të luajë topin dhe që sipas tij nuk e ka në ekip, por që duhet me patjetër. Me Rrocën që shkoi te Kukësi, Tirana shënjestro­n një tjetër "gjirokastr­it". Momentalis­ht, disa nga njerëzit afër Tiranës, që merren direkt me merkaton, të cilët po monitorojn­ë situatën, që duhet thënë është shumë e nderë te gjirokastr­itët dhe nëse shpërbëhen, mund të kthehen në "supermarke­tin" më të madh të lojtarëve në këtë merkato janari. Behar Ramadani është lojtari bazë i Luftëtarit, i cili pëlqehet nga bardheblut­ë. 28vjeçari ka luajtur 16 takime dhe ka në këmbë 1332 minuta. Shkatërrue­si klasik, që i mungon Tiranës prej largimit të Saimir Patushit nga ekipi, por që luan edhe mirë me topin, mund të jetë alternativ­a e bardhebluv­e dhe e Memës. Problemi i vetëm është dëmtimi në takimin e fundit dhe Tirana nuk dëshiron futbollist­ë që duan kohë të riaftësohe­n si dhe dëshira e vetë lojtarit. Po kështu, nëse nuk ia dalin me Ramadanin, gjasat janë që Tirana të shohë nga kreu i rajonit ose futbollist­ët që do të mbesin pa kontratë këtë merkato janari. Pritet që në janar të ketë revolucion emrash nga "garda e vjetër", me Tiranën që prej këtyre takimeve është duke menduar për skuadrën e 2019-ës dhe të sezonit të ardhshëm. Aktualisht, disa nga "të vjetrit" janë në stol dhe nuk është çudi që ndonjëri prej tyre të prishë edhe kontratën me bardheblut­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania