Panorama Sport (Albania)

Zbardhet analiza, një humbje “tërbon” Vllazninë

Sherri dhe Gurishta me minuta të plota, Borshi vetëm 5’

- ADMIR URUÇI

Vllaznia është rendi tur në vendin e parë në Grupin A pas 14 ndeshjeve të luajtura deri tani. Një renditje e pritshme në njëfarë mënyre, por për sa u përket 35 pikëve të grumbullua­ra, shkodranët duket se e kanë bërë në mënyrën më të mirë të mundshme punën në këtë pjesë të parë të sezonit. Mirëpo, te Vllaznia momentalis­ht po qahen vetëm pikët e lëna në Fushë-Krujë përballë Ilirisë. Në atë takim, shkodranët kanë pësuar humbjen e vetme të kësaj pjese të parë të sezonit. Sipas teknikut Hasan Lika, këto janë tri pikët e vetme që i kanë munguar ekipit. “Ndoshta mund të kishim edhe tri pikë më shumë në renditje. Megjithatë, edhe me pozitën aktuale mendoj se jemi në rregull. Gara sa vjen dhe vështirëso­het, me shtatë pikët që kemi me ndjekësin më të afërt janë, por edhe nuk janë shumë, pasi siç dihet në fund të fazës së dytë pikët përgjysmoh­en. Prandaj, ne duhet që të bëjmë mirë punën tonë në çdo ndeshje për të arritur objektivin që kemi”, është shprehur tekniku Hasan Lika. Kjo është pak a shumë ajo çfarë ka diskutuar trajneri me lojtarët pas përfundimi­t të pjesës së parë të kampionati­t. Në ndeshjen e parafundit, Vllaznia barazoi në fushën e vet me Besëlidhje­n, në një kohë që ishte shumë pranë fitores. Lezhjanët shënuan në limit duke marrë një pikë. Ndërsa, në ndeshjen e fundit të vitit, Vllaznia fitoi me rezultatin e pastër 2-0 “derbin” me Veleçikun. Skuadra dhe stafi teknik do të kenë në dispozicio­n një muaj kohë për t’u përgatitur për pjesën e dytë të kampionati­t.

AKTIVIZIME­T

Te Vllaznia këtë pjesë të sezonit janë aktivizuar 20 lojtarë. Ndërsa takimet dhe minutazhin më të madh e kanë 13-14 lojtarë të ekipit. Pas 14 javëve të këtij sezoni, vetëm dy janë lojtarët kanë numrin e plotë të takimeve dhe minutave të aktivizimi­t. Gardiani i portës Alen Sherri dhe mbrojtësi i djathtë Edenis Gurishta janë aktivizuar në çdo përballje për 1260 minuta në total. Me nga 13 takime dhe me nga 1170 minuta aktivizim janë treshja Tafili, Ignat e Zeqja. Ndërsa golashënue­si më i mirë i kuqebluve, braziliani Silvio Xhunior, pavarësish­t se është aktivizuar në 14 takimet, nuk ka pasur të gjithë minutazhin e plotë 1147 minuta. Kurse lojtarët me më pak minuta janë Eziamaka me 98 minuta, Pusi me 24 minuta e po ashtu edhe Mehmetaj me 14 minuta, Lushaj me 11 minuta e Borshi me vetëm 5 minuta aktivizim.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania