Panorama Sport (Albania)

Apolonia mendon për trajner të huaj, largohen katër lojtarë

Fierakët janë në kërkim të një tekniku të ri për ekipin

- Bujar Rama

Fundvit i shoqëruar me analiza, studime dhe projekte për të ardhmen tek Apolonia. Përpos stërvitjev­e intensive që do të vazhdojnë deri më 29 dhjetor, këtë të mërkurë klubi ka lënë të lirë edhe disa futbollist­ë që janë jashtë projekteve të skuadrës fierake për vazhdimësi­në. Bëhet fjalë për Erlando Mehmetin, Klevis Përkeqin dhe Erald Kolgegën, të cilëve u shtohet Franc Bakallit, që u largua me mirëkuptim dypalësh përpara 10 ditësh dhe i riu Lalaj, që u largua për më tepër hapësira sapo mbushi 18 vjeç dhe nisi aktivizimi­n me skuadrën e parë. Klubi fierak i falënderon të gjithë lojtarët në fjalë për atë që kanë bërë për Apoloninë, duke u uruar dhe suksese në karrierën e mëtejshme individual­e sportive. Kjo është situata momentale tek Apolonia e Fierit, skuadër që ende beson se kap pesëshen e parë në fund të fazës së dytë, teksa vetëm 4 javë ka në dispozicio­n dhe Lushnja e vendit të pestë është +4 pikë përpara fierakëve, që i bie në 4 javët e mbetura të fazës së dytë, Apolonia të marrë 5 pikë më shumë se “lagunarët”... Është një skuadër pa trajner, me kaq largime tani në fund të vitit dhe që gjasat janë vetëm një sulmues e një trajner (me shumë mundësi i huaj) do të kërkojnë gjatë pushimeve dimërore. Se deri ku mund të arrijë skuadra me kaq... MIQËSORE ME BYLISIN Është një miqësore “luksi” për Apoloninë ndaj Bylisit kryesues. Dy skuadrat do të luajnë në Ballsh këtë të enjte, për të mbajtur në tonus formën e tyre. Në kampionat, fazën e parë ballafaqim­i në Fier ka përfunduar 0-0, ndërsa fazën e dytë në “Adush Muça” ka fituar Bylis 1-0. Sfida do luhet sot në orën 13:30 në Ballsh.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania