Panorama Sport (Albania)

Besa në sulm, priten 6 afrime

Presidenti Bizhdili kërkon me ngulm ngjitjen në elitë, ka akord me një mesfushor

- FERIZ FERIZAJ

Verdhezinj­të janë ndër të paktat ekipe që nuk e kanë ndërprerë stërvitjen. Nën drejtimin e stafit teknik, ata çdo ditë në orën 14:00 vijojnë zbatimin e programit stërvitor. Gjatë këtyre dy ditëve është vënë re se me grupin nuk janë stërvitur kapiteni Mihani, Memini dhe Ndraxhi. Të 3 këta futbollist­ë janë të dëmtuar dhe pritet t’i bashkohen grupit në janar. Ndërsa, ekipi vijon stërvitjen, presidenti Nexhat Bizhdili vijon të studiojë afrimet e mundshme të Besës, por ka edhe vetafrime lojtarësh që kërkojnë të vijnë në skuadër. Bëhet e ditur se bëhet fjalë për 6 afrime në të gjitha repartet. Kështu priten

afrimi i një qendërmbro­jtësi, një mbrojtësi anësor, dy mesfushorë­ve anësorë si dhe dy sulmuesve.

MERKATO

Zv/trajneri i Besës, Mikel Xhai, në një prononcim për gazetën shprehet: “Objektivi që kemi na imponon që të

hyjmë në merkato. Ju e dini se qoftë prapavija, mesfusha apo sulmi përbëhen nga lojtarë 18-21 vjeçarë. Ata janë përpjekur të bindin dhe ia kanë arritur duke dhënë maksimumin dhe renditur Besën në kreun e tabelës. Pjesa e mbetur e sezonit pritet të jetë dyfish më e fortë, çfarë kërkon patjetër shtimin e lojtarëve me përvojë. Ne si staf kemi qartësuar gjithçka me presidenti­n Bizhdili që ekipi ka nevojë në të gjitha repartet, përjashto portën. Alternativ­a në prapavijë, një qendërmbro­jtës si dhe 1 apo 2 mbrojtës. Mesfusha gjithashtu do forcohet, por edhe sulmi. Kemi kërkuar futbollist­ë që sakrifikoj­në, kanë ambicie dhe ego dhe jo bazuar vetëm tek emrat. Te Besa ka shumë futbollist­ë që janë shprehur të gatshëm të vetafrohen nisur nga objektivi, kushtet dhe emri që ka Besa. Kush nuk do të donte të akomodohej në një resort turistik në bregdet, të merrte rregullish­t pagat dhe të rrethohej nga një atmosferë miqësore. Ju siguroj se vështirë të gjesh klub të Kategorisë së Parë me kushtet që ofron Besa sot për sot. Ne si staf nuk preferojmë të marrim lojtarë, të cilët e shohin Besën vetëm për të marrë rroga të majme. Bizhdili ka nisur bisedimet dhe, me sa di, e ka mbyllur tashmë me një mesfushor të majtë, por që preferon ta bëjë publik në janar bashkë me emrat e tjerë. Ne do të vijojmë stërvitjen që futbollist­ët të mbeten në tonus për t’u rikthyer pas janarit”, shprehet në prononcimi­n e tij për gazetën, zv/trajneri i Besës, Mikel Xhai. Verdhezinj­të duket se do të jenë akoma më të fortë pas janarit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania