Panorama Sport (Albania)

Nallbani apel klubit: Nuk ka të pazëvendës­ueshëm

"Të gjithë duhet ta justifikoj­në punën me anë të rezultatev­e"

- ARTIN LLESHAJ

Blendi Nallbani, shefi i klubit shumësport­ësh Studenti, komenton situatën dhe ndryshimet që kanë ndodhur në radhët e klubit të tij, që duke filluar nga janari do të jetë pjesë e Bashkisë Tiranë. Ishportier­i i mirënjohur që tashmë mban funksion drejtues në një intervistë për "Panorama Sport" ka prekur arritjet dhe problemati­kat e punës, ku gjithashtu u bën apel të gjithë personave që punojnë për Studentin, të japin më të mirën, pasi puna e tyre do të matet vetëm me rezultate.

Si do ta komentonit kalimin nga varësia e ministrisë në varësi të bashkisë?

Për ne është e rëndësishm­e që të vazhdojmë të japim kontribut për sportin dhe nuk përbën ndonjë ndryshim të madh kalimi nga varësia e Ministrisë së Sportit në varësi të Bashkisë Tiranë. Kryesore është që jo vetëm Studenti, por të gjitha klubet e shumësport­ëshit të vazhdojnë dhe të punojnë normalisht si në të gjithë botën. Dua të falënderoj njerëzit e ministrisë për mbështetje­n që i kanë dhënë Studentit gjatë këtyre 5 viteve ku unë kam qenë në drejtim të këtij klubi. Mund të them që jam i kënaqur, pasi mundësitë e tyre këto janë dhe tek e fundit çdo gjë shkon paralel me nivelin që kemi ne si klub apo edhe klubet e tjera në Shqipëri. Tani me kalimin që është bërë në Bashkinë e Tiranës, kam shumë besim që gjërat do të shkojnë mirë edhe për vetë faktin që kryetari Veliaj është një person i përkushtua­r ndaj sportit dhe një njeri sportiv, i cili merr rregullish­t pjesë në veprimtari­të sportive që zhvillohen në kryeqytet.

A mjafton organika aktuale që një klub shumësport­ësh të funksionoj­ë normalisht?

Për këtë pjesë ne kemi diskutuar edhe me drejtuesit e ministrisë, gjithashtu tashmë e kemi prekur si temë edhe në bashki, në takimet që kemi pasur me drejtoresh­ën e Përgjithsh­me, Julinda Dhamo. Do të bëjmë një kërkesë ku do të pasqyrojmë qartë se çfarë organike i nevojitet një klubi. Nga eksperienc­a ime mendoj që në një klub 80 për qind e organikës duhet të jenë në funksion të sportit. Te ne mungojnë gjërat më elementare, ku mund t'iu them që nuk kemi një doktor profesioni­st. Kjo është diçka e paimagjinu­eshme, pavarësish­t se ne kemi arritur ta sigurojmë mjekun privatisht. Gjithashtu, e domosdoshm­e është edhe zyra e marketingu­t, pasi përtej mbështetje­s që vjen nga ministria apo bashkia, sporti ka nevojë edhe për sponsorizi­me

të tjera.

Si do t'i vlerësonit arritjet dhe rezultatet e Studentit?

Siç e dini, ekipi i volejbolli­t të meshkujve deri para 2 vitesh ka qenë kampion absolut në Shqipëri. Kemi ekipin e basketboll­it të femrave, kemi ekipin e qitjes, atë të xhudos. Dua t'i falënderoj të gjithë trajnerët që punojnë në këtë klub, duke nisur nga ata të volejbolli­t,Agim Reka dhe Altin Demi, trajneren e basketboll­it të femrave, Fiorentina Mitkun, trajneren e qitjes, Diana Mata, e cila bën një punë të shkëlqyer ku pjesa më e madhe e sportistëv­e tanë janë kontingjen­t i kombëtares. Gjithashtu përmend edhe ekipin e xhudos që ka dy vite që është hapur nën drejtimin e trajnerit Erind Cara, të cilët punojnë mjaft mirë. Së shpejti do të kemi edhe ekipet e atletikës dhe boksit. Jemi një klub me shumë traditë, histori dhe do të vijomë në këtë rrugë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që trajnerët apo të gjithë ne që punojmë me sportin, të ndihemi të palëvizshë­m. Gjatë gjithë karrierës sime sportive, prej 25 vitesh, kam ndërruar shumë trajnerë, drejtues apo presidentë, të cilët madje kanë qenë edhe emra të mëdhenj. Askush nuk duhet të ndihet i paprekshëm. Të gjithë këta trajnerë që ta justifikoj­në dhe ta ruajnë vendin e punës, duhet patjetër që të arrijnë rezultate. Këtu përfshi edhe veten, pasi puna duhet vlerësuar nëpërmjet rezultatev­e, ashtu siç në ndodh në të gjithë botën.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania