Panorama Sport (Albania)

Super-Lejkërs triumfojnë ndaj kampionëve të Golden Stejt

-

Ndeshjet e djeshme në NBA, ashtu siç pritej, dhuruan spektakël në parket. Takimi më interesant i Konferencë­s së Perëndimit ishte ai ndërmjet Golden Stejt dhe Los Anxhelos Lejkërs. Skuadra e "mbretit" Xhejms e dominoi ndeshjen, duke fituar 127-101 ndaj kampionëve në fuqi. Kështu, Lejkërs arritën ta thyejnë në transfertë Golden Stejt pas plot 6 vitesh. LeBron Xhejms ishte në një mbrëmje të shkëlqyer ku arriti të realizojë 17 pikë, duke rikuperuar edhe 13 topa në tabelë në aq minuta sa u aktivizua, pasi fatkeqësis­ht nuk arriti që ta përfundont­e ndeshjen për shkak të një dëmtimi. 7 lojtarë arritën të shënojmë mbi 10-pikë për Lejkërs, duke treguar një shumë të mirë në grup, me Zubak (18 pikë e 11 rikuperime në tabelë), Rondo (15 pikë dhe 10 asiste) dhe Kuzma (19 pikë). Kështu, ekipi nga Los Anxhelosi tregoi edhe njëherë tjetër që ka si pikën më të fortë lojën në grup. Ndërkohë, për Golden Stejt protagonis­t ishin të zakonshmit Kërri dhe Durant, respektivi­sht me 23 dhe 21 pikë të realizuara. Në këtë sfidë, Lejkërs lëshuan një sinjal të fortë, duke hedhur fuqishëm edhe ata kandidatur­ën e tyre për fitimin e titullit. Ndërkohë, në Konferencë­n e Lindjes patëm gjithashtu një përballje ndërmjet dy skuadrave që synojnë kreun, ku Boston arriti të triumfojë ndaj Filadelfia­s me rezultatin 121-114. Sëlltiks ishin thuajse gjatë gjithë kohës në avantazh, por në fund rrezikuan shumë, ku madje edhe mund të kishin humbur sfidën. Megjithatë, diçka e tillë nuk ndodhi, kjo falë edhe një Irving të jashtëzako­nshëm, i cili realizoi 40 pikë dhe 10 rikuperime në tabelë, duke i dhënë suksesin në kohën shtesë Bostonit. Për Filadelfia­n më i miri ishte Embit, me 34 pikë dhe 16 rikuperime në tabelë. Jutah Xhaz fitoi ndaj Portland 11796, falë lojës shumë të mirë të Mitçell (19 pikë). Sukses regjistroi edhe Hjuston, pasi mposhti 113-109 Oklahoman, në një sfidë të vendosur në minutat e fundit. Diferencën për Hjuston e bëri Harden, i cili ishte i papërmbajt­shëm me 41 pikë. Miluoki nuk e pati aspak të vështirë të thyente në transfertë Nju Jorkun 109-95.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania