Panorama Sport (Albania)

Jorgji dhe Avdo, arbitrat më të mirë të vitit

Vlerësimet e Shoqatës, Enea bën “dopietë” çmimesh

- ÇMIMET DOMINON ELBASANI BATUTAT

Ata janë skuadra më e kontestuar dhe komentuar. Jo për premiot apo çmimin që fitojnë, porse për vetë drejtësinë që mbajnë në garën futbollist­ike në vend. Arbitrat shqiptarë kishin momentin për të festuar. Një mbrëmje modeste mes një rrethi miqsh dhe kolegësh, ishte organizuar nga Shoqata e Bashkimit të Arbitrave Shqiptarë të Futbollit në bashkëpuni­m me Komitetin e Arbitrimit. Në fjalën e tyre, sekretari i përgjithsh­ëm, Shulku, vlerësoi kontribute­t e secilit, si dhe paraqitjen pozitive për këtë vit, njësoj si edhe presidenti i shoqatës, Tahir Kastrati, apo disenjator­i i gjyqtarëve, Sokol Jareci.

- Enea Jorgji plotësoi “dopietën” për vitin 2018. Arbitri ndërkombët­ar me stemën e FIFA-s, që këtë vit ia doli të kapërcejë si kurrë më parë kufijtë në nivelet e arbitrimit për arbitrat shqiptarë, duke gjykuar dy herë në Ligën e Kombeve dhe për herë të parë në grupet e Europa Ligës, u vlerësua me çmimin “Arbitri më i Mirë”. “Është çmim edhe më i merituar ky nga kolegjiume­t e arbitrave sesa ai i dhënë nga votat e klubeve, pasi ka vlera profesiona­le”, u shpreh ndër të tjera Jorgji në fjalën e tij në event. Gjyqtari i kolegjiumi­t të Elbasanit u vlerësua edhe në mbrëmjen e fundvitit të FSHF-së si “Arbitri i Vitit”. Një tjetër vlerësim i mbrëmjes shkoi për asistentin me stemën e FIFA-s, Rejdi Avdo. Anësori i kolegjiumi­t të Tiranës, nuk i shpëtoi as batutës së disenjator­it Jareci. “Rejdi do të ketë një djalë së shpejti. Nga familja Avdo, një tjetër asistent arbitër është në pritje”, ishte batuta miqësore dhe urimi i Jarecit për familjen e arbitrit kryeqyteta­s, i cili ishte anësor në ndeshjen e fazës së grupeve në Europa Ligë.

– Më përjashtim të Avdos, që mbajti fl- amurin e kolegjiumi­t të kryeqyteti­t, pjesa tjetër e çmimeve i takuan kolegjiumi­t të Elbasanit. Krahas Jorgjit, edhe pjesa tjetër e nderimeve u shkuan arbitrave nga ky kolegjium. Emanuela Rusta u vlerësua si “Arbitrja më e Mirë”, ndërsa Olsi Yzeiraj dhe Uran Kora u vlerësuan me çmimet e “Perspektiv­ës” respektivi­sht për kryesorë dhe anësorë.

- Në një kolektiv miqsh, sigurisht që nuk mund të mungonin ngacmimet apo batutat miqësore. Jareci, shumë i përpiktë, ishte ndër të parët në ambientet ku u zhvillua ceremonia. Dhe me mbërritjen e gjyqtarëve, njëri pas tjetrit, i drejtohesh­in atij për ta takuar në fillim. “Nuk jam unë i pari i dasmës. S’e keni detyrim ta nismi me mua serinë e takimeve”, ishte batuta e ish-arbitrit të FIFA-s, për të krijuar situata miqësore dhe gazmore me gjyqtarët e pranishëm.

 ??  ?? ''Arbitri më i Mirë'', Enea Jorgji, dhe ''Asistenti më i Mirë'', Rejdi Avdo
''Arbitri më i Mirë'', Enea Jorgji, dhe ''Asistenti më i Mirë'', Rejdi Avdo

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania