Panorama Sport (Albania)

Lenjani: Panuçi ka provuar shumë, pres shansin tim

“Nuk kemi rezultate si me De Biazin, ja ndjesia për Kosovën”

-

Një dëmtim së fund mi e ka lënë jashtë fushave të lojës me Sion, por pas periudhës së festave të fundvitit, Ermir Lenjani do të jetë i gatshëm për të bërë bomberin dhe asistmenin e skuadrës zvicerane. Me trajnerin e ri në ekip, mesfushori kuqezi është vendosur si sulmues i dytë pas Pajtim Kasamit. Lenjani, në një rrëfim për emisionin “Mysafiri i Mëngjesit” në “RTK”, tregon për aventurën e tij te Sioni në Zvicër, si edhe eksperienc­ën me trajnerin Panuçi në Kombëtare.

SIONI - “Në fillim patëm një trajner zviceran te Sioni, nuk patëm rezultate. Tani presidenti solli një trajner turk dhe na ka ecur shumë mirë. Edhe mua personalis­ht, kam ndërruar edhe pozicionin, jam sulmues tani. Unë e kam në mbrojtje dhe mesfushë pozicionin natyral”.

ROLI “BOMBER” – “Ne nuk po shënonim gola, krijonim pak aksione. Unë isha më i shpejti në testet e skuadrës dhe trajneri më tha: ‘Je sulmuesi i dytë që tani, me Pajtim Kasamin’. Tani, unë po jap akoma më shumë asiste”.

AMBIENTIMI NË SULM – “Shumë herë gjatë ndeshjes më bie në mendje të kthehem mbrapa dhe në fillim e bëja diçka të tillë pa vetëdije dhe kthehesha menjëherë në mbrojtje. Mirëpo, trajneri më thoshte rri përpara ku të kam thënë. Në fillim e pata pak të vështirë, por tani jam ambientuar me pozicionin e ri”.

SHQIPTARËT NË ZVICËR – “Në Zvicër ka rreth 20-25 futbollist­ë me origjinë shqiptare. Para ndeshjeve bëjmë shaka dhe shkruajmë me njëri-tjetrin. Ngacmohemi se kush do fitojë”.

JETESA – “Me rikthimin në Zvicër jam më rehat. Kam familjen dhe shokët aty. Në Francë ishte më e vështirë, sepse në shumë raste isha vetëm. Kurse në Zvicër i njoh të gjithë dhe e përsëris se jam shumë rehat”.

KOMBËTARJA DHE PANUÇI – “Unë u bëra 5 vite te Shqipëria. Tani në ndeshjet e fundit nuk kemi pasur shumë rezultate të mira si me De Biazin. Panuçi ka filozofinë e tij, si çdo trajner tjetër. Me Panuçin kam luajtur shumë pak, nuk më ka dhënë shumë pak shanse dhe nuk e di tamam a mund të luaj edhe këtu në sulm siç po bëj te Sion. Trajneri ka thirrur shumë të rinj, më shumë se 50. Tani duhet të pres shansin tim”.

KOSOVA – “Unë kur kam filluar si futbollist, ishte vetëm Kombëtarja kuqezi dhe të gjithë kishim ëndërr të luanim aty. Tani, edhe pasi është krijuar ekipi i Kosovës, ne e ndIejmë veten të atij ekipi, dhe menjëherë interesohe­mi si kanë dalë ndeshjet”, deklaroi Ermir Lenjani në emisionin televiziv.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania