Panorama Sport (Albania)

“Tani “Tani dua dua më më shumë shumë minuta!” minuta!”

"Goli ishte bërë barrë mbi shpatullat, babai im gaboi me shpërthimi­n e tij"

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Duhej një dem (pseudonimi i tij) për të "vrarë" një ndeshje që Interi e luajti në mënyrë spektakola­re në pjesën e parë, por edhe në një formë shumë të rrezikshme në fraksionin e dytë. Laurtaro Martinez bën të shpërthejë stadiumin "San Siro", vetëm pak sekonda pasi kishin rrezikuar që të pësonin disavantaz­hin, edhe pse Napoli ishte me dhjetë lojtarë, por mbi të gjitha pak sekonda përpara fundit të saj. Dhe realisht, e meritonin të dilnin me tri pikët

Lautaro, një gol që vlen shumë për ty, por edhe për Interin, apo jo?

Jam shumë i lumtur, sepse donim që ta mbyllnim me fitore në shtëpinë tonë. Këto 3 pikë janë tepër të rëndësishm­e, sidomos pas një paraqitjej­e madhështor­e që bëmë. Ky sukses do të jetë edhe një stimul më shumë për të qenë më të karikuar për ndeshjen e fundit në Empoli.

Sa të mungonte goli, sepse ke luajtur shumë pak së fundmi?

Unë di të them se stërvitem shumë çdo ditë, ndiej ngrohtësin­ë e tifozëve dhe ua dedikoj atyre këtë gol kundër Napolit. Realisht doja shumë që të shënoja, kisha një barrë të rëndë mbi shpatulla dhe ky gol ishte një çlirim shumë i madh për mua.

Nuk ishte një gol i lehtë. Çfarë mendove në atë moment?

Kishte shumë mbrojtës përpara portës dhe teksa shihja topin mendoja që ta godisja në mënyrën më të saktë të mundshme. Gjithsesi, ajo që më ndihmoi shumë ishte edhe lëvizja e Vesinos, i cili duke surprizuar dhe lejuar topin që të kalonte poshtë këmbëve, ngriu edhe shumë prej mbrojtësve të Napolit dhe fatmirësis­ht shkoi gjithçka mirë, sepse hapësirë përpara kuadratit të portës kishte shumë pak.

Ishte një mesazh edhe për Spaletin ky gol, për më shumë minuta?

Unë shpresoj që të kem gjithmonë e më shumë minuta, sepse ndiej se mund ta ndihmoj skuadrën. Jam gati dhe dua ta bëj gjithmonë këtë gjë. E adhuroj tifozërinë e interit dhe këtë skuadër, ndaj po, dua më shumë minuta.

Pas kësaj fitoreje me Napolin, mund të thoni se jeni rikthyer në luftë për vendin e dytë?

Jemi të tretë dhe distanca nga vendi i dytë është ende paksa e madhe. E rëndësishm­e është që kemi zgjeruar edhe më shumë distancën nga vendi i pestë, për të blinduar sa më shpejt zonën Champions dhe vetëm gjatë rrugës do të kuptojmë nëse mund t'ia dalim për vendin e dytë ose jo.

Është mbyllur polemika që ngriti babai juaj me Spaletin?

Babai im është i qetë, i tillë ka qenë gjithmonë. Ai e kuptoi se gaboi me atë shpërthim, por jemi njerëz normalë, si të gjithë. Pas atij episodi i kërkoi falje Spaletit dhe gjithçka kaloi në plan të dytë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania