Panorama Sport (Albania)

Kriza, Milani humbet rrugën e Champions-it

Gatuzos i dridhet stoli, kuqezinjtë nuk dinë të shënojnë

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Fija që mban të lidhur Rino Gatuzon me pankinën e Milanit, tani është më e hollë se floku... Rezultati zero me zero me Frozinonen ishte ai që nuk prisnin drejtuesit pas Torinos, Bolonjës dhe humbjes me Fiorentinë­n. Tani mbetet thjesht për t'u parë nëse drejtuesit do t'i japin kohë edhe për ndeshjen e ardhshme pas tri ditësh me Spalin dhe logjika të bën të mendosh se ky do të jetë skenari më i mundshëm, pasi të gjithë do të kenë disa ditë pushim dhe do të jenë më të qetë për të marrë vendimet. Sigurisht që Milani, përtej rezultatit, bëri shumë pak për të treguar një ndryshim të tendencës, duke konfirmuar frikën psikologji­ke dhe problemet në aspektin taktik. Fakti që më i mirë në fushë për kuqezinjtë është Donaruma, tregon qartazi momentin e vështirë që po kalon Milani. Pa harruar që dëmtimet në këtë ekip janë të shumta (mbeti në shtëpi edhe Suso, por u rikthyen Kesi dhe Bakajoko nga skualifiki­mi). Gatuzo zbriti në fushë skemën 4-3-3 me Kutronen dhe Kastijehon në mbështetje të Higuainit, e cila u shndërrua në 4-3-1-2 me Kastijehon në mbështetje të Kutrones dhe Higuainit dhe 3-4-2-1.

FRAKSIONI I PARË- Pjesa e parë për Milanin ishte një simbol i situatës psikologji­ke që po kalon skuadra, në sensin që e nisën me personalit­et dhe bindje, por me kalimin e minutave humbën qetësinë, duke parë që aksionet nuk po prodhonin gola. Një pjesë e parë që konfirmoi edhe një herë defektet e ndeshjeve të fundit: zotërim topi steril, duke pritur që dikush të shpikë diçka. Pritja zbehet: Higuain u end vite dritë larg zonës, Kastijeho kishte probleme në zotërimin e topit, Çalhanoglu ishte sërish një "fantazmë" dhe Kutrone bëri sa mundi në rolin e tij të ri si sulmues krahu. Dhe problemet serioze për Milanin nisën kur Frozinone kuptoi që mund t'u bënte keq kuqezinjve dhe ngriti krahët me Giljonen dhe Begeton, ndërsa në qendër Çibsah ndryshonte marshet e lojës. Do të ishte një ndeshje argëtuese nëse Kutrone do të ishte më i saktë pas pasimit të Kalabrias, por Patrik e humbet atë. Milani u shfaq edhe dy herë të tjera (një shtyllë e Kastijehos dhe një tjetër pritje e Sportielos. Por, edhe Frozinone kërcënoi me Giljonen dhe me Begeton. Ciano shënon, por VAR-i shpëton Milanin për një faull ndaj Çalhanoglu.

PJESA E DYTË- Ishte shumë ndryshe... Milani provoi që të dilte në fushë me forcë, por e pa veten "viktimë", duke u endur në fushë pa shumë

bindje. Frozinone këtë herë vendosi që të mbyllej më mirë në mbrojtje dhe të mos merrte përsipër rreziqe, por i pati rastet. Donaruma bën mrekullinë dy herë, duke mbajtur portën e paprekur, ndërsa Romanjoli ndalet nga Sportielo. Shumë pak, praktikish­t asgjë...

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania