Panorama Sport (Albania)

Gatuzo: Dhuruam pjesën e parë, dikush s’po jep maksimumin...

Trajneri: Jam unë fajtori, por s'bëjmë gjyq tani

-

Milani nuk del nga kriza dhe Rino Gatuzo nuk është aspak i kënaqur me barazimin ndaj Frozinones. "Luajtëm një pjesë të parë shumë të shëmtuar. Ua dhuruam rivalëve tanë dhe thuajse nuk dolëm në fushë. I humbëm të gjitha duelet. Pastaj u përmirësua­n, por sigurisht që ato 45 minuta më mbetën peng. Më nervozuan shumë. Ne e dinim që do të ishte ndeshje e vështirë dhe mund të them se na shkoi mirë, sepse mund ta humbnim", ka thënë trajneri kuqezi. Pastaj tregon vështirësi­të e skuadrës dhe futbollist­ëve të tij. "Duhet të marrim përgjegjës­itë dhe për të shkuar në Champions, nuk mund të luajmë kështu. Duhet të shënojmë gola, por ne nuk jemi të qetë dhe të saktë përpara portës kundërshta­re. Shpërdorua­m gjithçka që mund të bënim. Nuk mund t'ia hedhim fajin vetëm fatit. Duhet të ishim të qetë, por ne nuk ishim. Duhet të bëjmë më shumë të gjithë", sqaroi trajneri i "Djallit".

Moment negativ

Rino shfaqet i shqetësuar, por nuk e ngre gishtin ndaj askujt. "Unë po gjykohem për rezultatet e ndeshjeve të fundit, të cilët nuk janë të kënaqshëm. I marr të gjitha përgjegjës­itë për këtë ecuri. Është e kotë të bësh procese gjyqësore, sepse faji është i të gjithëve. Sigurisht që është dikush që po luan nën mundësitë që ka. Ana taktike? Po vuanin mbrojtësit e krahëve dhe prandaj ndryshova për të kaluar me 3 në mbrojtje. Provova që të bllokoja organizato­rin e tyre. Çalhanoglu? Duhet të qëndrojë më shumë përpara portës, sepse depërtonte shumë pak. Ai në 25 metrat e fundit mund të japë topin e duhur për golin ose të godasë portën. Ka goditje shumë të mirë, por nuk ka dalë në pah. Grumbullim? Mendoj se nuk do të ndryshojë asgjë, edhe nëse qëndrojmë të gjithë bashkë të mbyllur diku", përfundoi trajneri i Milanit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania