Panorama Sport (Albania)

Juventusi ngec përballë shqiptarëv­e

Kampionët zhgënjejnë pa Ronaldon si titullar, por CR7 zbret në fushë dhe shmang humbjen

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Juventusi i parë pa Kris tiano Ronaldon zbulon se ka nevojë për... Kristiano Ronaldon. Ylli portugez shmang humbjen e parë sezonale dhe të parën në transfertë në vitin diellor 2018, pasi ishte pikërisht blerja 100 milionë euroshe që nxori "Zonjën e Vjetër" nga një ndeshje plot telashe, teksa Atalanta kryesonte jo vetëm me një gol, por luante edhe me një lojtar më shumë, pas kartonit të kuq të Bentankur. Në fund, barazimi 2-2 është më se i pranueshëm për torinezët që ruajnë pathyeshmë­rinë e tyre në kampionat, pas 18 ndeshjesh.

Tradhton Gjimshiti - Atalanta e Gasperinit prezantohe­t me një formacion muskulor. Për më shumë kanë një bomber si Duvan Zapata në një moment fantastik, pasi me dopietën e djeshme numëron 8 gola në 5 ndeshje. Gjithsesi, Juventusi gjen avantazhin, teksa ende nuk ishin bërë dy minuta lojë, me një devijim shumë të pafat të Gjimshitit brenda zonës, atij që në këtë fushë kishte "anuluar" Ikardin dhe madje shënoi edhe një gol, që vulosi fitoren ndaj Interit. Për mbrojtësin shqiptar nisi kështu një pasdite, e cila do të mbyllej edhe më keq. Por, siç ndodh shpesh, skuadra e Alegrit vetëkënaqe­t dhe me kalimin e minutave lëshon terren, Atalanta nis të duket më shpesh në zonën bardhezi dhe në rastin e parë barazon dhe jo se nuk e meritonte. Zapata, me shpatulla pas porte, driblon me një prekje elegante Bonuçin dhe lëshon të majtën e pakapshme në hyrje të zonës.

Zapata dhe... CR7 - Pjesa e dytë nis sërish keq për Juven, e frenuar edhe nga loja e mirë e Atalantës, e cila tregohet cinike dhe kalon sërish në avantazh, tre minuta, pasi kampionët kishin mbetur me 10 lojtarë, pas kartonit të kuq të Bentankuri­t, i cili tërboi jo pak Alegrin. Në të 56-ën shënon sërish ai, Zapata, i cili shtyn një goditje këndi të Gomezit, që parakalon pa probleme të gjithë zonën torineze. Por, siç ndodh shpesh, një skuadër që ka një dozë të lartë teknike dhe morale, por edhe një mjeshtër të zëvendësim­eve si Alegri, arrin që të limitojë dëmet. Trajneri 51-vjeçar rindërton skuadrën me Pjanicin e Ronaldon në vend të Kostës e Khedirës dhe ndeshja ndryshon menjëherë. Madje, përveç barazimit me Kristianon, i cili i shpëton markimit të Gjimshitit dhe devijon saktë në rrjetë spondën e Manxukiçit, pikërisht ky i fundit mbërrin një sekondë me vonesë në krosimin që mund të sillte 3-2 për Juven, ndërsa Bonuçit i anulohet me të drejtë një gol në sekondat finale për pozicion jashtë loje. Por, në fund ishte e drejtë kështu, sepse Atalanta, e shqiptarëv­e, me Etrit Berishën në formë madhështor­e, ishte skuadra e dytë që mundi të ndalë Juventusin pas dy muajsh, pavarësish­t gafave të Berat Gjimshitit.

 ??  ?? Ronaldo shënon përpara Berishës, pasi i shpëtoi markimit të Gjimshitit
Ronaldo shënon përpara Berishës, pasi i shpëtoi markimit të Gjimshitit

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania