Panorama Sport (Albania)

Barcelona, favorite për Kejnin

E kërkon edhe Reali me Mançesteri­n, por blaugranët e duan si pasues të Suarezit

- Përgatiti: GENTJAN ALINANI

Duket se në Londër po shohin fundin e epokës së Herri Kejnit me fanellën e Totenhemit. Sulmuesi 25-vjeçar është një nga lojtarët më të përfolur në merkato në këto momente. Sipas "Express", kapiteni i "Spërsave" është në axhendën e shumë skuadrave të mëdha në Europë dhe Barcelona duket favorite për ta transferua­r atë. Mançester Junajtid gjithashtu ka kohë që ndjek hapat e Kejnit, por ndryshimi i trajnerit bëri që prioritete­t e "Djajve të kuq" të jenë të tjera dhe të mendojnë se cili do të jetë timonieri i ardhshëm i skuadrës. Gjithashtu, edhe Reali i Madridit ishte i interesuar për bomberin anglez, por duket se katalanasi­t e kanë fituar terrenin me rivalët e përjetshëm dhe janë pranë tij. Madje, diçka të tillë e konfirmojn­ë edhe bastet, pasi koeficient­i i kalimit të Kejnit te kampionët e Spanjës është më i ulët sesa koeficient­i i kalimit te Reali apo

Mançester Junajtid. Gazeta angleze bën me dije gjithashtu se ky transferim do të kryhet në verë dhe për një shifër shumë të lartë. Do të varet nga oferta e Barcelonës (ose Realit të Madridit) për të bërë lëvizjen e parë, në mënyrë që oferta të jetë joshëse dhe Totenhemi të mos e refuzojë. Herri Kejn është një nga sulmuesit më të fortë në Europë për momentin dhe prej disa sezonesh luan në nivele të larta dhe nuk zhgënjen kurrë. Drejtuesit e Barcelonës janë duke lëvizur për t'u përgatitur që të gjejnë zëvendësue­sin e Luis Suarezit. Sepse vetë uruguaiani tha se është koha që të mendojnë për një tjetër lojtar, sepse ai nuk mund të jetë i përjetshëm në "Kamp Nou". Kejn shihet i duhuri për të marrë fanellën me numrin 9 të Suarezit, pasi nuk është një lojtar që qëndron vetëm në zonë, por di të luajë me topin dhe të përshtatet mjaft mirë me stilin e katalanasv­e.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania