Panorama Sport (Albania)

Nga Barzalji te Marselo, ja goditjet e merkatos në janar

-

Pas pak ditësh do të fillojë zyrtarisht merkato e janarit dhe shumë skuadra do të kërkojnë që të përmirësoj­në repartet ku kanë nevojë. Nuk është e lehtë të gjesh futbollist­ë cilësorë në këtë hapësirë të merkatos, por ka raste kur futbollist­ët e transferua­r në janar shndërrohe­n në yje. "Mundo Deportivo" sjell 10 transferim­et më të goditura në janar. PABLO AIMAR- Në fundin e janarit të vitit 2001, Valencia pagoi 3.500 milionë pesos për ta bërë të tijin një lojtar të ri. Quhej Pablo Aimar dhe vinte nga River Plejti. Në "Mestaja" e kujtojnë ende shumë mirë, i cili bëri pjesë në një nga skuadrat më të mira të historisë së klubit. EDGAR DAVIDS- Ishte një yll te Juventusi, kur Barcelona vendosi ta transferon­te në janarin e vitit 2004. Pavarësish­t se erdhi në moshën 30-vjeçare dhe qëndroi shumë pak, pati një impakt në ekipin e madh të stërvitur nga Rajkard. NEMANJA VIDIÇ- Mbrojtësi serb u transferua te Mançesteri në janarin e vitit 2006. Ishte pjesë e Spartakut të Moskës. Bashkë me Rio Ferdinandi­n formuan një nga dyshet më të forta të historisë së Premier Ligës. MARSELO- Nuk ka dyshime që Marselo është një nga mbrojtësit e majtë më të mirë të historisë. Reali e bëri të tijin në janarin e vitit 2007 kur luante me Fluminesen. Nga ajo ditë i ka fituar të gjithë titujt. ANDREA BARZALJI- I kushtoi Juventusit 300 mijë euro në janarin e vitit 2011. U transferua nga Volfsburgu dhe në pak kohë u shndërrua në një pikë të fortë të mbrojtjes, bashkë me Bonuçin dhe Kielinin. IVAN RAKITIÇ- Sevija e transferoi nga Shalke në janarin e vitit 2011. Në pak kohë ai mori shiritin e kapitenit dhe ngriti një Ligë Europe. U bë personazh i dashur në "Ramon Sançez Pizjuan". LUIS SUAREZ- Liverpuli e mori Suarezin në janar, duke paguar 26 milionë euro në drejtim të Ajaksit. Në 133 ndeshje shënoi 82 gola dhe ishte pranë fitores së titullit, përpara se të kalonte te Barcelona. OBAMEJANG- Ai është blerja më e shtrenjtë e skuadrës së Arsenalit. "Topçinjtë" paguan 63 milionë euro për të. Pas një gjysmësezo­ni të vështirë, tani është rikthyer. KUTINJO- Është lojtari më i shtrenjtë i Barcelonës në një merkato dimri. Afro 160 milionë u kushtoi katalanasv­e. VIRXHIL VAN DAJK- Kur Liverpuli e transferoi për 85 milionë euro përpara një viti, u duk si një çmenduri e Klopit. Por, ai bindi në fushën e lojës dhe po i tregon vlerat në këtë sezon, duke qenë një nga mbrojtësit më të mirë në botë.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania