Panorama Sport (Albania)

Botërori i sjell ters, Reali fiton rrallë pasi ngre kupën

-

Ky Real Madrid është si një "adoleshent", i cili shkon nga festa në festë... titujsh. Tani do t'i kalojë pushimet i kënaqur dhe i gëzuar me fitoren e Botërorit të Klubeve, por Solari duhet të mendojë menjëherë për rikthimin dhe për ndeshjen e parë. Sepse eksperienc­a ka treguar që ndeshja pasardhëse pas fitores së Botërorit është një ters. Reali ka pasur më shumë humbje dhe barazime sesa fitore. Diçka e tillë ka ndodhur që prej kohës kur kupa quhej Interkonti­nental. E vuajti diçka të tillë në vitin 1960, kur fitoi ndaj Penjarolit dhe pastaj me rikthimin në Spanjë humbi ndaj Atletikos me rezultatin 1-0. 38 vite më vonë kjo ecuri u përmirësua, por vetëm në barazim. Në vitin 1998 skuadra "galaktike" fitoi ndaj Vasko Da Gamas, ndërsa në kampionat barazoi 0-0 me Espanjolin katër ditë më vonë. Në vitin 2002 më në fund një fitore pas triumfit në një Botëror Klubesh. Ronaldo, Guti dhe Raul ishin heronjtë e skuadrës që mposhtën 5-1 Majorkën. Por, "mallkimi" u rikthye sërish në vitin kur Reali fitoi "La Deciman" (Champions-in e dhjetë në histori). Fitoi kundër San Lorencos në Botëror, por humbi 2-1 kundër Valencias dhe kjo ishte e rëndë për ekipin e drejtuar nga Ançeloti. Diçka e tillë solli edhe largimin e trajnerit italian nga kreu i stolit "galaktik". Zidan mori drejtimin e skuadrës në vitin 2017, i cila kishte fituar Botërorin. Francezi fitoi 3-0 në Kupë kundër Sevijës. Pas 12 muajsh, pasi u rinovua sërish kupa ndërkombët­are, ekipi i ZZ u mposht 0-3 nga Barcelona në "El Clasico". Në total, Reali ka marrë 2 fitore, 1 barazim dhe 3 humbje në ndeshjet e para pas fitores së një Botërori Klubesh. Kundër Vijarealit, Solari do të kërkojë të largojë makthet e së shkuarës dhe të rikthejë ekipin në "shinat" e duhura për të luftuar për titullin kampion.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania