Panorama Sport (Albania)

NOTAT E INTERIT

-

HANDANOVIÇ 6.5 - I kujdesshëm te goditja e Insinjes, po ashtu si në tentativën e Kajehonit. Ka dorë edhe ai në fitore. D'AMBROZIO 6.5 - I jep energji krahut të djathtë. Nuk vuan thuajse asnjëherë sulmet napolitane dhe mbështet vazhdimish­t Politanon. DE VRAJ 6.5 - I sigurt, i saktë, i rregullt: sulmuesit e Ançelotit përplasen vazhdimish­t me "kolosin" holandez. SHKRINJAR 6.5 - Nuk gabon asnjë ndërhyrje. Gjithmonë vendimtar në qendër të mbrojtjes në mbulim të Milik. AZAMOAH 7 - Në të majtë mbulon mirë dhe ndihmon në organizim. Perfekt dhe vendimtar shpëtimi thuajse në vijën fatale te goditja e Zielinskit. B.VALERO 6 - Vepron ngadalë, por me precizion: gjen mirë ritmin e ndeshjes dhe dikton kohët. (nga 64' Vesino 6.5 - Me aktivizimi­n e uruguaiani­t zikaltrit fitojnë freski dhe volum. Veprim fantastik tek aksioni i golit). BROZOVIÇ 6 - Shumë faulle dhe pasaktësi. Pra, vazhdon periudha me ulje-ngritje e kroatit. ZH.MARIO 6.5 - Një nga më të mirët e Interit: i rrezikshëm mes linjave të mbrojtjes napolitane, goditi me vazhdimësi portën (nga 83' Lautaro 7 - Hyn në lojë dhe thuajse menjëherë me forcën e "Demit" shënon. Gol me peshë, pas të cilit feston duke hequr edhe fanellën). POLITANO 6.5 - Punëtori i zakonshëm me grintën e zakonshme. Kulibali përjashtoh­et me të kuq edhe "falë" tij. IKARDI 6.5 - Tenton një "magji" që në nisjen e lojës. Kulibali i mohon një gol, por këtë herë luan si sulmues total. PERISIÇ 5 - Disa dalje të rrezikshme në pjesën e parë. Dhe… asgjë tjetër: del nga fusha mes vërshëllim­ave (nga 74' Keita 6.5 - Energjik, dhe kreativ. Jep asistin e golit të Lautaros). Trajneri SPALETI 7 - Një "hakmarrje" personale. Interi luan mirë, krijon dhe këtë herë fiton: edhe falë zëvendësim­eve të tij.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania