Panorama Sport (Albania)

Notat e Milanit

-

Donaruma 6,5- I vëmendshëm dy herë ndaj Giljones, vendimtar kundër Cianos në minutat e fundit. Kalabria 5,5- E nis me ndonjë krosim interesant, por pastaj e ul ritmin. Jo i paqortuesh­ëm edhe në mbrojtje. Vuan galopimet e Begetos. (Nga 75' Konti-Pa notë). Muzakio 6- Provë e mirë pas rikthimit nga dëmtimi. Nuk vuan shumë, thuajse fare. Romanjoli 6- Lufton mirë me sulmuesit kundërshta­rë dhe nuk gabon. Del në skenë edhe gjatë goditjeve të këndit, por nuk ka fat. Rodrigez 5,5- Vuan entuziazmi­n e Giljones. Në fundin e lojës largon një top dhe i dhuron një shans të artë Frozinones. Kesi 5,5- Bën një ndeshje nën tonin e duhur. Humbet disa duele me Çibsah dhe gabon pasime të tepërta. Në fund mund të bënte më mirë me atë goditje në limite. Bakajoko 6,5- Bën gabime, është e vërtetë. Por, fiziku i tij është i rëndësishë­m për mesfushën e Milanit. Sidomos kur Kesi nuk është në ditën e tij më të mirë. Çalhanoglu 5- Luan sërish në mesfushë dhe del shumë pak në skenë. Një goditje dënimi e gjuajtur keq prej tij në pjesën e parë. Kastijeho 5,5- E nis mirë, duke tentuar dy herë portën e Frozinones në pjesën e parë, pastaj bie në mënyrë të pakuptuesh­me. (Nga 75' Laksalt- Pa notë). Kutrone 5- Duket sikur ka humbur pak nga uria, e cila ishte shndërruar në armën e tij më të mirë. Dhe ai rast i humbur në fillim mund të ishte vendimtar. Higuain 5- Është e vërtetë. Shokët e përfshijnë shumë pak dhe ai detyrohet që të braktisë zonën për të marrë topin. Por, një i nivelit të tij nuk mund të mjaftohet me kaq pak. Dhe kur e ka topin në këmbë, bën zgjedhjen më të keqe. Trajneri Gatuzo 5- Milani i tij nuk di të fitojë më, Milani i tij nuk di të shënojë. Një tjetër rezultat jo i mirë që rëndon klasifikim­in dhe e largon nga zona Champions. Pak rrezikshmë­ri, pak ide. I dridhet stoli.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania