Panorama Sport (Albania)

NOTAT E JUVES

-

SHEZNI 6.5 - I pafajshëm te golat, por gjithmonë i sigurt në goditjet nga jashtë zone. DE SHILJO 5.5 - Pozitiv në fazën mbrojtëse, por mungon totalisht në sulm. BONUÇI 5 - Një ditë negative mund t'i ndodhë edhe këtij që mban mbi shpatulla një emër shumë të madh. Në golin e parë Zapata e driblon sikur të jetë një fillestar, por gabon edhe gjatë sfidës. I anulohet me të drejtë goli që mund t'i kishte shpëtuar ndeshjen negative. KIELINI 6.5 - Ishte kapiteni që mbajti në këmbë të gjithë repartin e Juves: i pagabueshë­m prapa, i rrezikshëm kur shfaqet në sulm. SANDRO 6 - Prodhon më pak se zakonisht në sulm dhe shtytja e tij drejt sulmit u mungoi jo pak bardhezinj­ve. KHEDIRA 5 - Nuk mund të pretendojë më shumë, ngaqë nga 16 shtatori e deri dje kishte luajtur vetëm 19 minuta. Ende jashtë forme. Në të 65-ën i lë vendin Ronaldos (nota 7), i cili zbret në fushë dhe ndryshon ritmin e lojës së Juves, duke shënuar edhe golin e 2-2. XHAN 5.5 - Nuk arrin kurrë që t'i ndryshojë hap ndeshjes në mesfushë. Fundja, në këmbët e tij mungojnë gjeometrit­ë e Pjaniçit. BENTANKUR 4 - Nuk është një dënim për kartonin e kuq, por duket i fjetur që në minutat e para. E vetmja notë pozitive, goditje e traversës. DIBALA 6 - Të gjesh Dibalën në zonën rivale, duket një tabu tashmë, sepse argjentina­sit i kërkohet lojë në të gjithë fushën. Ndoshta ishte ndeshja fizike, por kjo Juve ka nevojë edhe për goditjet e Dibalës. MANXUKIÇ 6.5 - Një lojtar i kudondodhu­r, dedikim total për skuadrën dhe sakrificën. Lë shenjën e tij, në golin e barazimit të Ronaldos. KOSTA 5.5 - Luan vetëm në pjesën e parë, por në të dytën duket pak me shpërthime­t e tij. Në të 57-ën i lë vendin Pjaniçit (nota 6.5), i cili sapo zbret, rivendos rregullin në fushë. I pazëvendës­ueshëm! Trajneri ALEGRI 5.5 - Ndoshta e ekzagjeroi me rrotacioni­n, duke iu referuar Pjaniçit, por ndonjëherë Juventusi i tij vetëkënaqe­t pas avantazhit, siç u përsërit edhe me Atalantën. Ky defekt nuk po korrigjohe­t ende.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania