Panorama Sport (Albania)

Nojer: Skuadra ka shpirt tjetër, do rikthehemi

“Falënderoj gruan, 2018 një vit i mundimshëm”

-

Pas një viti i kushtë zuar nga dëmtime të rënda, Manuel Nojer ka folur për ecurinë në karrierën e tij si portieri i kombëtares së Gjermanisë. Në një intervistë ekskluzive për “DFB.de”, portieri ka folur për gjithçka që ka ndodhur brenda dhe jashtë fushe.

Çfarë kujtoni nga koha me kombëtaren?

“Këtë fjali të Tomas Mylerit e kam ende në vesh, ‘po shkrihem së qeshuri’, por nuk qeshi fare”, kujton Nojer një episod të ndodhur në Tirolin e Jugut ku ishte i pranishëm në grumbullim­in e kombëtares gjermane. Kur ishim në stërvitje, Tomas merrte shpesh topin dhe gjuante drejt portës, njëherë gjuajti aq fort, saqë topi më goditi në fytyrë dhe më pas u kthye përsëri tek ai. Nuk do të futet, tha Tomas dhe të gjithë shpërthyen në të qeshura. Këto skena i kemi përsëritur me ditë të tëra dhe të them të drejtën më kanë shërbyer shumë për të rifituar besimin te vetja. Tomas Myler është një prej lojtarëve që më ka ndihmuar shumë të rikthehesh­a si më parë. Ndeshjen e parë pas dëmtimit e luajta ndaj Austrisë, ishte diçka e veçantë, teksa rikthehesh­a pas 598 ditësh. Më pas erdhi edhe nominimi për të qenë pjesë e skuadrës në Botëror. Kur u bënë lajmërimet, isha shumë i lehtësuar, thashë me vete, misioni u arrit me sukses.

A u ndjetë krenar?

Ndodh shumë pak herë që ta kem këtë ndjenjë. Por, në ato momente isha krenar për veten, për rrugën që ndoqa dhe për vështirësi­të që kalova në atë periudhë. Më është dashur shumë punë, disiplinë dhe përkushtim për t’u rikthyer sërish në nivelet e larta. Shumë njerëz më kanë mbështetur dhe kanë qenë pjesë e kësaj rruge të vështirë. Mjekët dhe fizioterap­istët kanë gjithashtu meritat e tyre për të mos thënë merita më e madhe u takon atyre. Më fal nëse harroj dikë, ju faleminder­it të gjithëve!

Si ka qenë 2018, thonë që jeni bërë doktori i vetes?

Nisi mirë, isha gjithmonë në stërvitje. Vetëm në janar kuptova që mund të kem shanse për të luajtur sërish me Bajernin. Për mua çdo vizitë te mjeku ishte e rëndësishm­e. Me kalimin e kohës u bëra edhe doktori i vetes sime, mund t’i dalloja vetë përmirësim­et. Ndoqa shumë hapa që erdha këtu ku jam sot.

Në fillim isha vetëm, pastaj me topin dhe më pas me skuadrën. Në shkurt shkova në Tajlandë për të kryer një vizitë të specializu­ar. Erdhi edhe gruaja ime, kaluam 10 ditë shumë të intensive ku, përveç stërvitjes, shijuam edhe kohën e mirë. Më pas erdhi kthimi në Gjermani, këtu ishte shumë ftohtë. Vazhdoja të stërvitesh­a dhe në shtëpi bëja punët që më takonin (qesh). Piqja kafe dhe bëja për të ngrënë.

Edhe pse nuk luanit, a ishit aktiv në fushë në mendjen tuaj?

Shumë herë jam pyetur nëse ka qenë e vështirë të shihja ndeshjet në rolin e tifozit në ndeshjet e Kupës së Gjermanisë, Champions dhe kampionat. Nuk kisha çfarë të bëja, por të them të drejtën nuk ka qenë shumë e vështirë. Isha i përfshirë në mënyrën time. Nuk mund të dilja kundër natyrës, ka gjëra që nuk mund t’i kontrolloj­më. Por, ju garantoj që edhe pse nuk kam qenë fizikisht në fushë, isha me mendje dhe shpirt me skuadrën.

Dua të falënderoj edhe Sven Ulraish, ai ishte shumë i pasigurt në fillim dhe për këtë më vinte keq, por më pas ai fitoi siguri dhe isha disi më i qetë. Në fund e gjithë skuadra kërkonte të fitonte më shumë se një titull, por kjo nuk ishte aspak e lehtë. Mund të them që fitimi i kampionati­t, është një meritë e madhe. Të lësh pas aq shumë skuadra, është diçka jo e lehtë.

Përveç dëmtimit, çfarë nuk shkoi tjetër në vitin që do të lëmë pas?

Sërish një pyetje që më është bërë shumë herë. Më kanë thënë se çfarë ndieja pas ndeshjes ndaj Koresë së Jugut. Absolutish­t asgjë, një boshllëk i madh. Kështu ndiheshin të gjithë. Kuptuam që ishim jashtë Botërorit, por nuk mund ta besonim ende. Dhe kur shoh fotot dhe videot tani, ende nuk arrij ta besoj atë që ndodhi në verë. Por, sigurisht që kam edhe kujtime të mira nga Rusia. Njoha shumë njerëz atje. Rusët na pritën shumë mirë, ishin shumë të sjellshëm dhe na ndihmonin për çdo gjë që kishim nevojë. Kjo ishte e vetmja gjë pozitive që përjetova aty. Nga ana sportive ishte më pas çdo gjë negative. Botërori ishte për mua dhe për lojtarët e tjerë, një mundim i madh.

Kujtoj që në Europianin e 2016 ishte një atmosferë më e bukur, luanim tenis, buling dhe bilardo. Në Rusi nuk kishim kështu gjërash. Mbajta shumë fjalime si kapiteni i skuadrës. Flisja me lojtarët dhe stafin drejtues, ashtu si dhe me trajnerin. Isha gjithashtu i zënë me programin tim të rehabiliti­mit. Nuk kisha kohë për të shpenzuar duke luajtur. Më pas erdhi ajo që të gjithë e dimë. Por, tani nuk ia vlen të kthehemi pas. U eliminuam me meritë nga faza e grupeve, pasi luajtëm një Botëror shumë të dobët. Na vjen keq që ndodhi kështu.

Ishte vështirë ringritja?

Pasi zbarkuam në Frankfurt, duhet të mbaja përgjegjës­itë e mia si kapiteni i skuadrës. Shumë gazetarë na pritën në aeroport dhe na kërkonin shpjegime, po si t’ua shpjegonim? Skuadra ishte ende e shokuar nga eliminimi. Fjalët nuk na dilnin nga goja. Aty kuptova se sa shumë impakt kishte futbolli në jetën e gjermanëve. Ishte një humbje që të gjithë e përjetuan keq. Na thanë që të pushonim sa të donim pas Botërorit dhe të ktheheshim kur të donim. Por, kjo sigurisht që nuk ndodhi. Nuk mund ta bënim dhe pas dy javësh u riktheva te Bajerni. Na priste një sezon i ri. Edhe pse Botërori ishte gjithandej prezent, në televizor, gazeta dhe në internet. Teksa erdhi shtatori, isha më i lehtësuar. Rikthimi në kombëtare ishte shumë i mirë. Zhvilluam shumë analiza dhe folëm për gjithçka që kishte ndodhur në atë periudhë. Rrugën për të ardhmen duhet ta vendosnim së bashku.

Tani kemi një skuadër të re kombëtare. Shumë lojtarë që kanë qenë me ne nuk janë më. Shpeshherë më mungojnë disa prej tyre, kemi kaluar shumë së bashku. Kemi fituar dhe kemi ndarë momente të vështira. Por, tani jam i kënaqur me mënyrën sesi po shkojnë gjërat. Ia thamë gjërat në sy njëri-tjetrit dhe tani kemi nisur një rrugë të re. Kjo ishte për mua mënyra e duhur për t’i rinisur gjërat. Kjo është gjithashtu një sfidë e re, plot me pengesa që jam i bindur që do t’i kalojmë me sukses. Si kapiteni i skuadrës më duhet të flasë me të gjithë. Tani ka disa lojtarë të rinj, me të cilët ulem në tavolinë dhe bisedojmë për gjëra të ndryshme. Mund të them se shpirti i skuadrës është ndryshe nga ai i mëparshmi. Më përpara ka qenë shumë e vështirë të krijoje kontakt me lojtarët e vjetër. Më kujtohet kur kam ardhur në kombëtare. Shpesh qëndroja vetëm ose me lojtarë që ishin të rinj si puna ime. Por, tani është ndryshe. Dhe kjo është meritë e trajnerit dhe drejtuesve të federatës, të cilët kanë futur një frymë ndryshe në skuadër.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania