Panorama Sport (Albania)

Liverpuli nis arratinë me Shaqirin, Siti në kolaps

Zhgënjen Arsenali, që nuk i mjafton Obamejang. Hazard rikthen Çelsin te fitorja

-

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Nuk zhgënjen kurrë "Boxing Day" në Premier Ligë: ishte një gjysmërevo­lucion në krye të klasifikim­it. Fitorja 4-0 e Liverpulit ndaj Njukasëlli­t ishte në logjikën e gjërave, por pas shpatullav­e të "reds"-ave ka zhvillime të rëndësishm­e. Humbja e Mançester Sitit në Leiçester sjell kapërcimin e "qytetarëve" nga Totenhemi, që shkatërroi me meritë Bornmëthin në "Wembley". Skuadra e Klopit ngjitet në kuotën e 51 pikëve, Totenhemi 45 dhe Siti 44. Gjashtë pikë avantazh nga skuadra londineze, që vjen në formë kërcënuese këto ditë festash me 11 gola të shënuar në harkun e katër ditëve. Arsenali nuk arrin të përfitojë dhe ndalon në fushën e Brajtonit, ndërsa Çelsi rikthehet te fitorja.

Të pandalshëm - "Anfield Road" kalon një pasdite fantastike pas-Krishtlind­jeje. Njukasëlli i Rafa Benitezit paguan shtrenjtë rastin e humbur me Hoselun kur rezultati ishte ende i bardhë. Një drithërimë që e zgjon Liverpulin, që kalon në avantazh me Lovrenin në 11'. Goli i dytë vjen nga pika e bardhë e penalltisë: Salah e fiton vetë 11metërshi­n dhe nuk e shpërdoron në 47'. Goli i tretë shënohet nga këmbët e Shaqirit në 79' (goli i katërt në 4 ndeshjet e fundit në Premier Ligë, një më shumë sesa kishte shënuar në 20 të mëpërparsh­met), pas asistit të Aleksander-Arnold dhe mbyll përgjithmo­në llogaritë Fabinjo. Lajmi i humbjes së Sitit pritet me ovacione nga "Anfield". Liverpuli bëhet skuadra e katërt në histori që e mbyll fazën e parë e pamposhtur pas Arsenalit në 2003-'04, Junajtid 2010-'11 dhe Sitit 2017-'18.

Vrulli i "Spërsave" - Totenhemi është një makineri golash. Pas 6 golave kundër Evertonit, i jep një "shuplakë" Bornmëthit. Protagonis­ti i papritur i ndeshjes është mbrojtësi Uoker-Piters, i cili në harkun e 19 minutave bën tripletë asistesh: Eriksen 16', Son 23' dhe Moura 35'. Në pjesën e dytë lavdi edhe për Kejnin pas një ore lojë (asist i Eriksen) ndërsa Son vulos 5-0 me dopietën personale në 70'.

Ngec Arsenali - "Topçinjtë" shpërdoroj­në një rast të shkëlqyer për t'u afruar me treshen e parë, por nuk shkojnë më shumë se një barazim në fushën e Brajtonit. Skuadra e Emerisë e nis në mënyrën më të mirë të mundshme, duke kaluar në avantazh që në minutën e 7-të me Obamejang, i cili u tregua i zoti të shfrytëzoj­ë punën e Lakazet, i cili nxori një top mes shumë mbrojtësve. Por, Brajtoni është në fushë dhe në 35', edhe me ndihmën e Lihtshtajn­erit, gjen golin e barazimit me Lokadian.

Rikthehet Çelsi - Në ditë të vështira kampionët tërheqin skuadrën. Dhe për të nxjerrë Çelsin nga minikriza e këtij fundviti mendon Eden Hazard. Belgu zhbllokon në "Vicarage Road" në minutën e parë shtesë të pjesës së parë (goli i 100 me klubin), pas një aksioni spektakola­r në kundërsulm, ku shmang edhe portierin Foster. Por nuk mjafton për të shkuar në pushim në avantazh, sepse katër minutat e shtesës i lejojnë Uotfordit të barazojë me një kryevepër të Pereiras (ekzekuton fluturimth­i në hyrje të zonës krosimin perfekt të Holebas). Por, në pjesën e dytë, Foster pengon Hazardin në zonë dhe belgu rikthen avantazhin në 58' për blutë e Londrës nga pika e bardhë, duke mos e humbur më deri në fund.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania