Panorama Sport (Albania)

UEFA heton Luftëtarin, i bllokon 240 mijë euro

Ka nisur një proces hetimor për ndeshjet ndaj Ventspils

- ADELA MERKO

UEFA i “ngrin” paratë Luftëtarit. Shuma prej 240 mijë eurosh që duhet të marrin për pjesëmarrj­en në turin e parë eliminator të Ligës së Europës (për sezonin 2018-2019) është bllokuar me vendim të “qeverisë” europiane të futbollit. Nga versioni zyrtar që del nga klubi, thuhet se ky hap është ndërmarrë nga ndërkombët­arët, pasi janë duke u bërë disa verifikime për çështjen financiare (sikundër ndodhi me Tiranën në 2016-2017, pasi nuk kishte shlyer brenda afateve kontribute­t shoqërore dhe borxhet ndaj ishlojtarë­ve dhe palëve të treta). Por, në fakt burime të sigurta në FSHF bëjnë me dije për “Panorama Sport” se më shumë sesa një verifikim i thjeshtë për çështje financiare, bëhet fjalë për një proces hetimor. Nga sa mësohet, ka nisur hetimet për ndeshjet që gjirokastr­itët luajtën në Europë në verën e 2018-ës kundër Ventspils. Sistemi BFDS (sistemi kompjuteri­k i UEFA-s që shërben për zbulimin e manipulimi­t të ndeshjeve) sinjalizoi luhatje e çuditshme dhe për këtë motiv ka nisur edhe ky proces, që në fakt ndodh rëndom në rast se ka dyshime. Deri në një vendim të dytë, fondi është “ngrirë” dhe kjo ka sjellë edhe një lloj problemati­ke financiare në klubin gjirokastr­it. Mosmarrja e fondit i ka nxjerrë drejtuesit jashtë planeve të përllogari­tura më herët. Ata prisnin që të merrnin paratë e pjesëmarrj­es në Europë dhe t’i shfrytë- zonin për shpenzimet e pjesës së parë të këtij sezoni, por me bllokimin e kësaj shume kanë ngecur. Kujtojmë se bluzinjtë u ndeshën me letonezët e Ventspils dhe nëse në ndeshjen e parë u thyen me shifrat 5-0, në kthim barazuan në rezultatin 3-3. Dhe duhet thënë se ishte pikërisht takimi i zhvilluar në Shqipëri që u shoqërua me hije të forta dyshimi, referuar edhe luhatjeve të frikshme të koeficient­it. Bluzinjtë, edhe pse në disavantaz­h 1-2 deri në minutën 54-t, arritën që ta përmbysnin rezultatin në 32, ndërsa në të 90-ën shifrat u fiksuan në 3-3.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania