Panorama Sport (Albania)

Tensioni në Vlorë, Idrizi takim kokë më kokë me Dajën

"Të pakënaquri­t le të paguajnë kartonin dhe mund të largohen..."

- ERMAL SIKA

Situata e krijuar te Flamurtari nga vonesa e pagave ka mbledhur në një takim kokë më kokë administra­torin Sinan Idrizi dhe trajnerin Ilir Daja. Kreu i klubit dhe tekniku janë takuar dje rreth orës 12:00 në Vlorë, ndërsa takimi ka ardhur pas paralajmër­imit të lojtarëve për pagat. Në takimin me Dajën, administra­tori Idrizi ka siguruar se çështja e pagave do të zgjidhet dhe se është thjesht një problem proceduras­h. Por, Idrizi ka kërkuar që të mos bëhen ultimatume nëpërmjet mediave. "Unë nuk pranoj ultimatume dhe për më shumë kur bëhen nëpërmjet mediave. Iu kam thënë lojtarëve sesi qëndron puna, përse duhet që ta bëjnë mediatik këtë problem. Po na prishin imazhin dhe po na dëmtojnë. Mua nuk më bën njeri presione dhe nuk më jep njeri afate. Kush do le të qëndrojë, kush do le të ikë. Kjo është situata", është shprehur ndër të tjera Idrizi në takimin me Dajën.

DEKLARATA

Pas takimit me trajnerin Ilir Daja, administra­tori Sinan Idrizi ka dhënë një prononcim për "Panorama Sport", por pa dhënë një datë se kur do të shpërndahe­n pagat. Sipas Idrizit, lojtarët nuk duhet që të qahen, pasi kanë marrë 30% paradhënie që do të thotë tri rroga. Idrizi deklaron se nuk ka asnjë letër nga Alvesh apo nga ndonjë tjetër lojtar në klub dhe thotë se nëse kjo vërtetohet, është i gatshëm të largohet nga Flamurtari. "Ju ftoj, nuk ju sfidoj, ejani bashkë të shikojmë se sa janë pagesat e Bushiçit, t'i shikojmë në llogarinë e tij, sa para kanë kaluar dhe sa janë vonesat tona në pagesë. Nuk ka asnjë letër, nga asnjë futbollist. Asnjë lojtar nuk ka bërë letër. Te disa nga lojtarët kemi probleme në pagesat tona. Unë kam një muaj që po them është e vërtetë. A do paguhen brenda vitit? Kë quani vit? Vit biblik, vit diellor, vit hënor...? Nuk kanë respekt për një personazh që sjell 11 milionë euro për pesë vjet. Por, po merren jo u vonuan një muaj, dy muaj, tre muaj... Ne paguajmë tatimet, taksat. Nëse është një letër nga Alvesh apo Bushiç që e ka sjell në klub, unë tërhiqem nga Flamurtari me të gjitha kushtet. Po, ka vonesa, por hajde të shikojmë se sa ka marrë Bushiçi. Më thoni kush është më e rëndësishm­e: vida apo kaçavida? Flamurtari nuk është një pistë që ulet çdo lloj aeroplani. Flamurtari është pistë që zgjedh aeroplanët dhe nuk janë aeroplanët që zgjedhin pistën e Flamurtari­t. Kush u jep 30% paradhënie, në Shqipëri kjo gjë nuk ekziston. Janë tre muaj rroga. Po kur marrin paradhënie çfarë janë këto që flasin e kërkojnë?!", tha Idrizi.

APELI

Marrë shkas nga situata e krijuar te Flamurtari për shkak të vonesës së pagave, disa klube janë hedhur në sulm për të marrë lojtarë. Por, administra­tori Sinan Idrizi ka mbyllur çdo derë duke thënë se kushdo që kërkon lojtarët e Flamurtari­t duhet që të paguajë në arkën e klubit vlonjat. "Nëse dikush nga klubet do të marrë lojtarët e Flamurtari­t, të vijë të trokasë te ne dhe të paguajë për kartonin në arkën tonë. Ose vetë lojtari, të vijë të paguajë kartonin dhe të largohet. Nuk ka shanse të largohet njeri pa paguar. Keni tri vjet me historinë e Danilos. Të vijë ta blejë kush e do Alveshin. Kush ka probleme nga lojtarët, le të vijë në klub, të drejtohet te ne dhe të ndërpresë bashkëpuni­m", tha Idrizi.

 ??  ?? Idrizi gjatë takimit të djeshëm me stafin e Flamurtari­t
Idrizi gjatë takimit të djeshëm me stafin e Flamurtari­t

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania