Panorama Sport (Albania)

Ardit Krymi sërish në skenë, nisin negociatat

Klubit iu prishën planet për Eduard Rrocën, tashmë po insiston të blejë shkodranin

- Llazi Saro

Skënderbeu duket se këtë merkato janari ka vendosur që të punojë në fshehtësi të plotë për sa u takon afrimeve që pritet të bëjë. Një gjë e tillë vjen si reagim i menjëhersh­ëm pas prishjes së planeve në lidhje me mesfushori­n e Luftëtarit, Eduard Rroca, i cili kërkohej nga korçarët, por u ble nga Kukësi. Prej këtij momenti, korçarët kanë vendosur që të lëvizin në fshehtësi të plotë, ku as detaji më i vogël në lidhje me interesimi­n e klubit për afrimet e reja nuk bëhet i ditur. Megjithatë, burimet e gazetës bëjnë me dije se Skënderbeu pritet që të vijojë tratativën e mbetur pezull në merkaton e verës. Sytë janë rihedhur te mesfushori i Vllaznisë, Ardit Krymi. Korçarët dukshëm vuajnë për alternativ­a në mesin e fushës dhe kjo duket se do të jetë një lëvizje e duhur për t’i dhënë trajnerit Orges Shehi mundësi zgjedhjeje në një repart të boshatisur, por edhe cilësi. Duke parë karakteris­tikat e Krymit, Skënderbeu mund të rikuperojë diçka në mesin e fushës, kjo edhe për faktin se shkodrani luan në disa pozicione në qendër të mesfushës. Gjithsesi, pritet që të shihet se çfarë rrjedhe do të marrë kjo tratativë, duke ditur që në merkaton e verës korçarët ishin shumë afër, por vetëm për çështje kohe humbën mundësinë e marrjes së Krymit. Nga ana tjetër, bëhet me dije se Krymi nuk është i vetmi në listën e dëshirave të Skënderbeu­t, por ka edhe futbollist­ë të tjerë që po ndiqen nga drejtuesit e merkatos. LARGIMET - Merkatoja në hyrje do të ketë risi, por edhe ajo në dalje nuk mbetet pas. Me valixhe në duar qëndron mbrojtësi kosovar, Fidan Aliti. Ofertat tunduese nuk kanë munguar dhe akordi është shumë pranë. Largimi i Alitit mund të ndodhë që në ditët e para të vitit 2019, duke i dhënë mundësi klubit që të mbushë arkën. Dukshëm që me largimin e Alitit, Skënderbeu­t i lind domosdoshm­ëria që të hyjë në merkato edhe në repartin e mbrojtjes, ku ende nuk ka asnjë emër të gatshëm për zëvendësim­in e kosovarit, që ka bërë një sezon të shkëlqyer me bardhekuqt­ë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania