Panorama Sport (Albania)

Skarcime te Kastrioti, ikin Atsina dhe Domgjoni

Krutanët zyrtarizoj­në edhe tri largime të tjera, deri tani 11 spastrime

- B. Balliu

Drejtuesit e Kastriotit ende nuk kanë bërë asnjë lëvizje sa i takon merkatos në hyrje, pasi ende nuk është zgjedhur pasuesi i Stavri Nicës, i cili do të marrë në dorë "timonin" e krutanëve për pjesën e mbetur të sezonit. Megjithatë, përpara mbylljes së vitit 2018, drejtuesit e krutanëve do të kenë edhe emrin e trajnerit të ri, i cili pritet që të zyrtarizoh­et më 3 janar 2019. Sa i takon merkatos, në hyrje aktualisht numri i të afru- arve ka qenë zero, ndërsa te pjesa e të larguarve ndodh e kundërta, pasi Kastrioti deri më tani ka lënë të lirë shumë lojtarë. Disa ditë më parë ishte portieri Klajdi Kuka, i cili e mbylli aventurën me krutanët, por dje po nga klubi janë zyrtarizua­r edhe tri largime të tjera. Bëhet fjalë për ish-kapitenin Vilson Lila, si edhe mesfushorë­t Xhynejt Çutra dhe Sokol Mziu. "Ka përfunduar me konsensus marrëveshj­a mes Kastriotit dhe futbollist­ëve Sokol Mziu, Xhynejt Çutra dhe Vilson Lila. Klubi i falënderon për kontributi­n e dhënë me fanellën e Kastriotit dhe ju uron suksese në karrierë", thuhet në deklaratën e klubit të Kastriotit. Të tre lojtarët kanë qenë pjesë e rëndësishm­e e skuadrës në sezonin e shkuar, por edhe titullarë gjatë fazës së parë të sezonit, kur skuadra drejtohej nga shkodrani Elvis Plori. Mesfushori Sokol Mziu ishte lojtari që u dha tri pikët e para krutanëve në ndeshjen e parë në Gjirokastë­r ndaj Luftëtarit. TË TJERËT - Nuk janë vetëm këta lojtarët që kanë marrë dokumentet nga Kastrioti. Gazeta ka mësuar ekskluzivi­sht se nga krutanët është larguar edhe mbrojtësi David Domgjoni, i cili ka qenë njëri ndër lojtarët kryesorë të krutanëve në dy fazat e para të kampionati­t, duke u aktivizuar në plot 14 ndeshje. Megjithatë, qendërmbro­jtësi e ka mbyllur aventurën në Krujë dhe tashmë është lojtar i lirë. Sakaq, edhe Çarls Atsina e ka mbyllur me krutanët dhe ka udhëtuar që dje drejt familjes së tij. Ndryshe nga sa pritej, sulmuesi nuk gjeti hapësira te krutanët dhe të dyja palët vendosën që të ndërpresin bashkëpuni­min. Klubi ende nuk ka dalë me ndonjë njoftim për këto dy largime, por pritet që gjatë ditës së sotme të konfirmohe­t.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania