Panorama Sport (Albania)

Arapi i shkel syrin Teutës, pritet një sulmues uruguaian

-

Mbrojtësi i majtë, Renato Arapi, mund të ribashkohe­t me Bledi Shkëmbin te Teuta. Pasi mbylli pjesën e parë të sezonit me ekipin turk, Afjet Afionspor, durrsaku pritet të prishë kontratën. "Ka qenë zgjedhje e gabuar nga ana ime edhe e menaxherit. Jam penduar, sepse në ekip ka pasur mungesë të theksuar organizimi. Nuk e fsheh se dëshira ime është që të lëviz nga ky klub. Gjithmonë e kam pasur dëshirë për t'u kthyer në Shqipëri. Ardhja është shumë e mundur në këtë moment. Teuta? Nuk e mohoj dëshirën, pasi jam nga qyteti i Durrësit dhe nuk do të ishte keq të luaja për këtë skuadër", - deklaroi dje Arapi për "Supersport". Ndërkohë, çuditërish­t edhe pse nga Durrësi, mbrojtësi nuk ka luajtur asnjëherë për Teutën, teksa karrierën e ka nisur te Besa e Kavajës. SITUATA Erlis Frashëri nuk do të jetë i vetmi afrim i Teutës. Drejtuesit po operojnë në merkato dhe në qendër të objektivav­e mbetet një sulmues. Prej kohësh klubi ka nisur kërkimet për partnerin ideal të Amadu Latif. Edhe pse ganezi ka bërë mjaft mirë në këto 18 javë, duke shënuar 9 gola, ofensiva shihet si një nga repartet ku ende është domosdoshm­ëri për përforcim. Vetëm me një sulm të frikshëm, durrsakët do të futeshin zyrtarisht në garë për titullin dhe do të sfidonin Partizanin dhe Kukësin. Ishte vetë bashkëpres­identi Ardian Bardhi që disa ditë më parë konfirmoi për gazetën se e kanë "piketuar" një lojtar dhe bëhet fjalë për një uruguaian, i cili luan në kampionati­n e vendit të tij. Emri i tij mbahet ende i fshehtë, megjithatë është zbuluar vetëm që bëhet fjalë për një 25-vjeçar dhe se bisedimet janë në rrugën e duhur.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania