Panorama Sport (Albania)

Hoxha “kampioni” i Partizanit, vetëm 3 të kuq i njohin trofetë

Asnjë karton i kuq në 18 javë, Belica i preferuari i Skënder Gegës

- Adela Merko

Partizani ka 25 vite që nuk merr titullin dhe ky sezon ndoshta mund të jetë i duhuri për t'ia dalë. Në organikë ka cilësi dhe talente, por jo "ekspertë" në fitimin e trofeve. Vetëm 3 futbollist­ë kanë mundur që të marrin trofe gjatë karrierës së tyre, konkretish­t Hoxha, Kalari dhe Telushi. Sakaq, Dashamir Xhika është lojtari më i "lashtë" i ekipit, pasi u bë gati një dekadë që luan në kryeqytet, ndërsa "kampioni" i ndeshjeve është pikërisht portieri cërrikas me 193 prezenca në fushë në 6 vite që mbron portën. Pas një hulumtimi të bërë nga "Panorama Sport", rezulton se i preferuari i Skënder Gegës është Egzon Belica, ndërsa zgjedhja e parë nga stoli Eraldo Çinari. -Egzon Belica është titullar i vetëm i padiskutue­shëm i Skënder Gegës. Në 18 javë numëron 1620 minuta në lojë, pra nuk ka humbur asnjë sekondë në këtë periudhë. Pas tij vjen Bruno Telushi, i cili ka 102 minuta më pak. Edhe Bardhin nuk kanë humbur asnjë ndeshje në dy faza, e megjithatë nuk ka minutazh të plotë. -Lojtari me më pak minuta është Lukas Kardozo, braziliani në total te të kuqtë ka luajtur 4 minuta në 1 takim. Edhe pse organika është e gjerë, vetëm 21 lojtarë janë përdorur nga trajneri. -Dy largime ka nga Partizani pa u mbyllur mirë sezoni. Alma Uakili dhe Renato Gojkoviç ikën pa u mbyllur faza e dytë. -Renaldo Kalari është me lojtari më i madh në moshë i të kuqve, 34 vjeç. Më i riu që ka zbritur në fushë vazhdon të jetë 19-vjeçari Eneid Kodra. -Eraldo Çinari dhe Rubin Hebaj janë preferenca e parë e Gegës për zëvendësim. Deri më tani janë futur 8 herë nga stoli. Edhe Koten gjithashtu është në planet e trajnerit, derisa në 7 ndeshje i ka aktivizuar. -Emanuel Mensah nuk e mbyll kurrë lojën. Në te paktën 11 ndeshje është ndërruar nga trajneri. -Dashamir Xhika është lojtari që grumbulloh­et gjithnjë, por në 165 ndeshje i është dashur që të qëndrojë në stol, ndërsa 3 të tjera i ka luajtur. -Partizani kryeson kampionati­n, por nuk ka një "bomber" të mirëfilltë. Dhe po të shohësh listën e shënuesve, golat vijnë vetëm nga 5 futbollist­ë. Në krye janë Asani me Telushin me nga 4 gola, Bardhi, Mensah dhe Mala kanë nga 3, ndërsa 2 i përkasin Hebajt. -39 të verdhë për Partizanin dhe lojtari më i ndëshkuar është Ardit Hila, ka 6 kartonë. Ibrahimi e ndjek me një më pak. Edhe pse i marrin lehtë të verdhët, me të kuqtë janë të më shumë se të disiplinua­r. Në 17 javë nuk kanë marrë asnjë. -Edhe pse nuk e kanë një stadium të tyrin dhe prej gati dy vitesh luajnë në "Selman Stërmasi", duhet thënë se kjo fushë u jep fat. Për këtë kuptuar këtë, mjafton të shohësh bilancin e ndeshjeve që janë pritës, ku kanë siguruar 7 fitore, vetëm 1 barazim dhe 1 humbje. Pra, vetëm 4 pikë të humbura në shtëpi, sakaq edhe golavarazh­in e kanë më të mirë se në transferta, kanë shënuar 12 dhe pësuar 4. -Tre kapitenë ka graduar Partizanit në 17 javë kampionat. Alban Hoxha, Lorenc Trashi dhe së fundmi Egzon Belica janë lojtarët që kanë mbajtur shiritin për këtë pjesë të parë të sezonit. -Te Partizani janë të paktë lojtarët që gjatë karrierës së tyre kanë shijuar trofe. Alban Hoxha ka marrë dy tituj kampionë kur luante me Dinamon, Renaldo Kalari kur ishte te Tirana ka fituar një Kupë dhe dy Superkupa, ndërsa listën e mbyll Bruno Telushi, që gjithashtu ka marrë një Kupë Shqipërie me Flamurtari­n. -Dashamir Xhika është lojtari ka rezistuar më gjatë te Partizani. Përtej ndonjë shkëputjej­e të vogël portieri, në 10 vite ka qenë pjesë të kuqve dhe gjatë kësaj dekade numëron vetëm 42 ndeshje. Pak nuk kanë as Alban Hoxha me Labinot Ibrahimin, konkretish­t nga 6 vite radhazi. Portieri numëron në total 193 prezenca në fushë, ndërsa mbrojtësi ka 140. Pas tyre vijnë Renaldo Kalari me Lorenc Trashin që kanë nga 5 vite, me të parin që ka luajtur 63 ndeshje dhe të dytin 132 ndeshje. Listën e më të vjetërve e mbyll Jurgen Bardhi me 4 vite dhe 116 takime të luajtura te "demat".

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania