Panorama Sport (Albania)

Viti i Sopotit, kryebashki­aku bën analizën

- Ledion Qoshku

Librazhdas­it në përmbyllje të fazës së parë të këtij sezoni dhe me rastin e festave të fundvitit kanë organizuar një darkë festive, ku të pranishëm kanë qenë dhe drejtuesit e klubit. Barazimi me Gramshin dhe humbja në Pukë javën e fundit nuk është se lanë një shije të mirë te drejtuesit, por që në darkën e mbylljes janë kaluar dhe sytë janë nga faza e dytë. Në një prononcim të fundit për këtë vit, kryebashki­aku Kastriot Gurra bën përgëzime, por edhe “tërheq veshin”. “Dy ndeshjet e fundit me Gramshin dhe Tërbunin prishën festën për mua këtë vit. Ekipit i janë plotësuar kushtet, ndoshta si asnjë skuadre tjetër në Kategorinë e Dytë. Afruam lojtarët më të mirë që menduam dhe plotësuam me mundësitë tona të gjitha kërkesat e trajnerëve. Por, humbja me Luzin, barazimi me Gramshin në shtëpi dhe humbja në Pukë më bënë të kuptoj se skuadra nuk është në nivelin e pretenduar. Lojtarët duhet ta marrin më seriozisht objektivin për Kategorinë e Parë dhe ta tregojnë këtë, sidomos në ndeshjet me rivalët direkt. Kemi vendosur premio për çdo fitore ndaj kundërshta­rëve direkt dhe të vetmen premio që ekipi ka përfituar ka qenë ndaj Partizanit B. Ndërsa tre te tjera i kanë humbur. Me pagat kemi qenë korrektë, ndaj paralajmër­oj ekipin që fazën e dytë se, në rast mosrealizi­mi objektivi, do këtë penalitete. Për fazën e dytë kemi menduar të bëjmë sërish merkato dhe të fokusuar jemi në repartin e mbrojtjes. Me kompletimi­n e ekipit në merkato nuk pres asnjë justifikim nga ekipi për realizimin e objektivit” përfundoi Gurra. Kujtojmë se në fillim të kampionati­t, Sopoti u rikthye në stadiumin e Librazhdit që është rikonstruk­tuar dhe është në kushte shumë të mira”.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania