Panorama Sport (Albania)

Lushnja shtrydh lojtarët, mendohet për merkaton

Verdhejesh­ilët do të stërviten deri në ditët e fundit

- Alban Alushi

Pas dy ditëve pushim, lushnjarët kanë zbritur dje në fushën stërvitore. “Lushnja do të jetë në fushë deri ditën e shtunë, më 29 dhjetor. Janë stërvitje fakultativ­e për të mbajtur muskulatur­ën në tonus”, është shprehur për “Panorama Sport” zv/trajneri Dritan Çuko. Pas barazimit në derbin me Apoloninë, lushnjarët e mbyllën pjesën e parë të sezonit në vendin e pestë, me një distancë prej tri pikësh nga vendi i gjashtë. “Me kontingjen­tin që kishim, themi se kemi arritur diçka. Me 12-13 lojtarë që kishim bazë, themi se kemi marrë maksimumin për pjesën e parë të sezonit, me kaq lojtarë sa kishim. Po të kishim kontingjen­t cilësor më tepër, themi se do të ishim nga rivalët kryesorë për të hyrë në Kategorinë Superiore”, ka nënvizuar tekniku Çuko. Te Lushnja priten disa ndërhyrje në janar për të pasur më shumë futbollist­ë cilësorë në përbërje dhe më shumë alternativ­a. “Për sa i përket janarit, do të shikojmë dhe do të bisedojmë me disa sportistë, te rolet që na kanë munguar. Po ramë dakord, do të afrohen tek ekipi i Lushnjës”, u shpreh zv/trajneri Dritan Çuko. VENDIMI Këshilli Bashkiak i Lushnjës ka miratuar me shumicë votash që kompleksi sportiv në qendër të qytetit të marrë emrin e ish-futbollist­it dhe ish-trajnerit Kristaq Gogoni. Investimi i disa viteve më parë u krye në ish-stadiumin e vjetër, duke e transformu­ar në një kompleks sportiv. Tashmë, kjo qendër sportive do të quhet “Kristaq Gogoni”, për nder të ish-futbollist­it të madh, që është edhe Qytetar Nderi i Lushnjës.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania