Panorama Sport (Albania)

Partizani synon Arapin, Bicaj në orbitën e Tiranës

Lezhjani pranë “divorcit” me Teutën, bardheblut­ë nisin monitorimi­n

- ADELA MERKO

Partizani gjen qendërmbro­jtës. Pas largimit të Renato Gojkoviç, klubi ka hedhur sërish vështrimin në tregun e huaj për të gjetur zëvendësue­sin e tij. Por këtë herë, nga Bosnja i kanë zhvendosur kërkimet në Izrael. Burime të sigurta për “Panorama Sport” zbulojnë se drejtuesit kanë nisur bisedimet me një 21-vjeçar që luan te Hapoel Jerusalem (skuadër që militon në LIGA ALEF, e thënë ndryshe kategori e tretë). Veç moshës që u shkon më shumë se për shtat politikave të të kuqve, fakti që ai luan me këmbën e majtë e bën më shumë se të përshtatsh­ëm për planet e Skënder Gegës. Aktualisht, për qendrën e mbrojtjes janë në dispozicio­n vetëm Egzon Belica dhe Sodiq Atanda, por që të dy përdorin këmbën e djathtë, ndaj një sallaks do të ishte perfekt për kryeqyteta­sit. Lojtari në fjalë quhet Idan Stein dhe dallohet për shtatlartë­sinë, pasi është 1.90 metra i gjatë. Dhe nuk bëhet fjalë vetëm për një emër të propozuar, pasi drejtuesit kanë nisur edhe negociatat. Për kushtet e kontratës duket se nuk ka pengesa, pasi në parim palët kanë gjetur konsensus, ngërçi i vetëm lidhet me kartonin. Jerusalemi është i gatshëm që ta lërë të lirë, por vetëm nëse do të mbajë edhe 50% të vlerës së kartonit të tij, në rast se do të shitet. Te Partizani janë të gatshëm që t’i lënë përqindje, por më pak se gjysma. Gjithsesi, këto detaje pritet që të diskutohen në vazhdim dhe nëse vjen akordi final, Stein do të transferoh­et te “demat”. Ai konsideroh­et si një element i talentuar, por duke qenë se hapësirat te Hapoeli i ka të vogla, klubi izraelit e ka parë të udhës që t’i japë mundësi që të luajë gjetkë. Shqipëria në këtë rast shihet si një opsion i mirë që ai të tregojë vlerat e tij dhe më pas të ketë mundësi që futet edhe në treg. Para se të kalonte te Hapeol Jerusalem, ai ka qenë pjesë e moshave të këtij klubi, por formimin që në vegjëli e ka marrë nga Hapoel Tel Aviv (është aktivizuar deri te 19-vjeçarët).

ARAPI – Te Partizani del në skenë edhe Renato Arapi. Ka mjaftuar rikthimi i tij në Shqipëri për pushime, që emri i tij të kthehet në qendër të merkatos. Veç Teutës që e ka në plane, duket se edhe të kuqtë janë të interesuar për shërbimet e qendërmbro­jtësi 32-vjeçar. Ata e kanë kontaktuar, gjithsesi çështje më vete është kontrata e tij, pasi ai vazhdon të jetë pjesë e turqve të Afjet Afyonspori­t. Me durrsakun që nuk është fort i kënaqur nga kjo aventurë, shtohen shanset për transferim në Kategorinë Superiore.

 ??  ?? Çast nga derbi i fundit mes Partizanit dhe Tiranës, 2-1
Çast nga derbi i fundit mes Partizanit dhe Tiranës, 2-1
 ??  ?? Idan Stein, qendërmbro­jtës 21-vjeçar
Idan Stein, qendërmbro­jtës 21-vjeçar
 ??  ?? Renato Arapi, qendërmboj­tës 32-vjeçar
Renato Arapi, qendërmboj­tës 32-vjeçar

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania