Panorama Sport (Albania)

Kovaç premton: Bajerni im do të fitojë titullin

"Skuadra tregoi karakter dhe u ringrit, ndaj Liverpulit do të luajmë për kualifikim"

-

Trajneri i skuadrës bavareze ka folur në një intervistë për faqen zyrtare të klubit vetëm një ditë pas festave të krishtlind­jeve. Kroati nuk ka nguruar t'u bëjë edhe një premtim tifozëve të skuadrës më të titulluar në Gjermani. Bajerni ndodhet momentalis­ht në vendin e dytë, me gjashtë pikë pas Borusias së Dortmundit që kryeson klasifikim­in. Kovaç premtoi se do të sjellë titullin në Mynih në fund të sezonit duke iu shpallur luftë verdhezinj­ve.

Ishte një vit me shumë turbulenca, si ndiheni personalis­ht?

Kam një ndjesi të mirë, shikoj që djemtë zhvilluan disa ndeshje shumë të mira. Duhet të rikthehemi në majë, jemi Bajerni. Lojtarët janë gati të luftojnë për gjithçka, kjo është ajo që do të bëjmë ne pas pushimeve. Borusia duhet të përgatitet për një luftë të ashpër ndaj nesh.

Si ishin për ju këta gjashtë muajt e parë këtu?

Ishin gjashtë muaj me shumë zhvillime, shumë emocione dhe asnjëherë nuk u mërzita. Kaluam shumë periudha negative dhe gjithashtu kishim momentet tona të mira. Por, nëse u bëjmë një rezyme këtyre gjashtë muajve, mendoj se kanë qenë pozitivë. Bajerni arriti pas 10 vjetësh të kalojë në fazën e grupeve në Champions pa asnjë humbje. Në Kupën e Gjermanisë kemi avancuar dhe në kampionat jemi sërish pretendent­ë për titull.

E prisnit që në fillimin e kampionati­t të ishit perfekt, me shtatë fitore radhazi?

Sigurisht që dëshiroja të kishim një fillim të mirë. Për këtë kemi djersitur gjatë gjithë fazës përgatitor­e. Djemtë donin të tregonin veten pasi në skuadër erdhi një trajner i ri, ndaj në stërvitje dhe në ndeshje ata jepnin gjithçka. Më pas pësuam një krisje. Unë me stafin tim shpesh pyesnim veten se përse ndodhi kjo, cilat ishin arsyet, si duhet të reagojmë. Ndoshta nënvlerësu­am disi situatën pas atyre shtatë ndeshjeve të para ku zhvilluam lojëra shumë të mira dhe morëm shumë pikë. Menduam se nuk do të kishim asnjë kundërshta­r dhe do të ishim sërish kampionë të Gjermanisë me një distancë të madhe. Më pas ndodhi ajo që ndodhi. Kampionati gjerman tregoi se është rritur dhe nuk ka më skuadra të pamposhtur­a. Djemtë reaguan dhe ndaj Benfikës u rikthyem të fitonim me rezultat të thellë, këtu filloi edhe kthesa jonë.

Si i përballuat kritikat personale në muajt tetor-nëntor?

Jam munduar të qëndroj sa më larg të jetë e mundur. Kërkoja të vendosja i qetë duke u bazuar te përshtypje­t personale në stërvitje. Këtë e kam ruajtur deri tani në pushimet e dimrit. Veproj gjithmonë kështu. Heq dorë nga mediat për 3-4 muaj. Ndihem mirë kështu, pasi i kursej vetes shumë pakënaqësi. Në momente të tilla njeriu duhet të mendojë qartë dhe i pandikuar nga faktorë të jashtëm.

Më pas erdhi edhe ndryshimi i sistemit të lojës, ishte kjo arsyeja kryesore?

Mendoj se kjo ishte një pikë e rëndësishm­e. Menduam të korrigjohe­mi në mesfushë dhe të mbyllnim hapësirat. Kundërshta­rët na prisnin shumë të tërhequr dhe mundohen të na godasin duke përfituar nga humbja e topit nga skuadra jonë. Ndaj, ky sistem na ndihmoi të jemi më pak transparen­të për kundërshta­rin. Mendoj se ka qenë një lëvizje efektive. Të gjithë lojtarët e kuptuan se duke dhënë secili kontributi­n e tij në 100%, atëherë rezultatet nuk do të vononin.

Cila ka qenë sipas jush ndeshja më e mirë e fazës së parë?

Them se në fillim bëmë disa ndeshje të mira. Kujtoj këtu takimin që zhvilluam me Shalken, atëherë fituam 2-0. E dominuam kundërshta­rin në atë ndeshje. Por, edhe në takimet e tjera mendoj se kemi bërë shumë ndeshje të mira. Vetëm disa ndeshje nuk më kanë pëlqyer, të tjerat kanë qenë pozitive.

Cilën ndeshje doni ta harroni sa më shpejt?

Humbjet të dhembin gjithmonë, sidomos kur ndodhin në shtëpi. Por, 0-3 ndaj Gladbahut ishte një dush i ftohtë për ne. Gjithsesi, djemtë fatmirësis­ht reaguan dhe për këtë jam i kënaqur.

Ndeshja ndaj Lajpcigut u vendos nga një gol i Frank Riberi, si jeni ndierë?

Ishte një rezultat shumë i mirë. Luajtëm shumë mirë duke mos lejuar kundërshta­rin të na rrezikojë në asnjë moment. Në fund, Frank arriti të shënojë duke ngritur në peshë të gjithë tifozët. Ishte një fitore shumë e rëndësishm­e.

Çfarë zhvillimi keni vënë re te skuadra dhe te lojtarë të veçantë?

Shoh veçanërish­t te lojtarët e rinj që çdo ditë, javë apo muaj kanë qenë një ndihmesë e veçantë. Por, edhe lojtarët që janë të "arsimuar", janë rritur sërish. Kjo është edhe forca e klubit të Bajernit. Lojtarët kanë qenë shumë të përkushtua­r në stërvitje, në çdo pasim, çdo dyluftim duhet fituar. Vetëm kështu mund të rritesh si skuadër. Nuk duhet të jesh asnjëherë i kënaqur dhe duhet të kesh gjithmonë uri për sfida të reja.

Çfarë mësimi keni nxjerrë personalis­ht në këto gjashtë muajt te Bajerni?

Në këtë biznes gjithçka ndodh shumë shpejt. Ajo që ishte mirë dje mund të kthehet nesër në drejtim të kundërt. Këtë ma kanë thënë trajnerët e mi në kohën kur isha lojtar në të kaluarën. Kam një veti të mirë, nuk kaloj menjëherë në panik.

Në shkurt do të ndesheni me Liverpulin për Champions, si do të përgatiten­i?

Për momentin duhet të fikim çdo mendim për futbollin. Gjatë gjithë kohës punojmë nën tension fizik dhe mental. Tani jemi me pushime dhe më pas do të mendojmë për Liverpulin, sigurisht që do të kërkojmë të kalojmë në fazën tjetër të Champions-it. Do te jetë një provë force për mua dhe për skuadrën. Por, kemi kohë për të menduar dhe për t'u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme.

Çfarë do t'ju premtoni tifozëve në pjesën e dytë të sezonit?

Që do të punojmë fort çdo ditë dhe nuk do të lejojmë askënd të na fundosë. Do të bëjmë gjithçka për të arritur te suksesi. Në fund duam të festojmë së bashku me tifozët tanë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania