Panorama Sport (Albania)

Frikë nga zemra, FSHF urdhër klubeve për defibrilat­or

Urdhër për çdo klub, mjeti i domosdoshë­m në stërvitje

- OLSI TUJANI

UEFA është e predis pozuar që gjith monë e më shumë të përforcojë rregullat për çdo klub. Nga sezoni në sezon, licencimi i klubeve, qoftë në kampionate­t kombëtare, apo edhe për kompeticio­net europiane, kalon në filtra dhe parametra të nevojshëm dhe të domosdoshë­m që duhen plotësuar. Së fundmi, me sa duket, një sinjalizim i ri nga qeveria europiane e futbollit i bën klubet që të jenë të pajisura me një mjet të nevojshëm në urgjencat mjekësore. "Panorama Sport" ka mësuar se për çdo klub do të jetë i detyrueshë­m pajisja me një "defribilat­or".

DEFIBRILAT­ORI - Në ambulancë apo në një sallë urgjence spitalore, një nga mjetet që nuk mungon kurrë është defibrilat­ori. Për gjithkënd që ka pasur fatin e mirë të mos e ketë parë me sy përdorimin e tij, kinematogr­afia dhe prodhimet filmike vijnë në ndihmë. Bëhet fjalë për një aparat me dy elektroda që vendosen në pozicion diagonal pranë zemrës për të parandalua­r çrregullim­et e rrahjeve të saj dhe kur personi është duke kaluar një "shok kardiak". Pa u futur shumë në terminolog­jinë mjekësore, një aparat i tillë do të jetë i domosdoshë­m për secilin klub. Së pari për ndeshjet europiane, por pse jo në të ardhmen të ketë edhe përdorim më të gjerë nëpër

tillë kushton rreth 1270 dollarë, mirëpo referuar kompanive të ndryshme dhe tenderimev­e të ndryshme, çmimi i saj mund të variojë dhe mund të ketë një zgjidhje që një sponsor të mundësojë pajisjen e klubeve me këtë mjet të tillë.

 ??  ?? Prova me manekin për të shpjeguar procesin e defibrilim­it
Prova me manekin për të shpjeguar procesin e defibrilim­it

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania