Panorama Sport (Albania)

Projektohe­t shkëmbimi Isko-Hazard

27-vjeçari: Dua të bëhem një legjendë si Lampard dhe Drogba në “Stamford Bridge”

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Reali i Madridit nuk heq dorë nga Eden Hazard dhe është gati t’i ofrojë dy lojtarë Çelsit për t’i marrë yllin belg, Iskon dhe Kovaçiçin. Ëndrra e gjigantëve të La Ligës shënoi dy herë gjatë “Boxing Day” kundër Uotfordit, duke rikthyer te fitorja blutë e Londrës. Pas ndeshjes në “Vicarage Road”, ku ai shënoi edhe golat e 100 dhe 101 me Çelsin, ai u dha një “goditje” shanseve të Florentino Perezit, duke thënë se ai dëshiron të shndërrohe­t në një legjendë te Çelsi, ashtu si Frenk Lampard dhe Didier Drogba. Por, sipas lajmeve që vijnë nga Spanja, kampionët e Europës do vazhdojnë t’i joshin anglezët, duke u ofruar dy lojtarë që ata të binden ta lënë të lirë asetin e tyre më të çmuar. “Onda Cero” siguron se Reali është gati që t’ua falë Mateo Kovaçiçin bluve, i cili këtë sezon luan në formë huazimi në “Stamford Bridge” dhe t’u ofrojë edhe kartonin e Iskos. Ky i fundit nuk duket të jetë në planet e trajnerit të ri, Santiago Solari. Kontrata e Hazardit skadon në fund të sezonit të ardhshëm dhe për të ardhmen e tij është folur shumë. Por aktualisht, ai është i përqendrua­r tek e ardhmja e tij te Çelsi. “101 golat e mi me klubin do të thonë shumë, sepse fituam ndaj Uotfordit. Janë një rekord i shkëlqyer me këtë klub që unë nuk do ta harroj kurrë. Tani mendoj se unë, tifozët dhe shokët e skuadrës duam më shumë. Dua të shënoj akoma më tepër për klubin, të bëhem një legjendë si Lampard dhe Drogba dhe përpiqem të jap më të mirën. Objektivi është të vazhdoj të shënoj dhe fitojmë. Përpiqem gjithnjë të bëj më të mirën time dhe në këtë ndeshje luajta mirë”, tha 27-vjeçari.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania