Panorama Sport (Albania)

Goditje në paketë për Elbasanin, rikthehet Jaupi

- Vladimir Mema

Elbasani ka startuar përgatitje­t ditën e djeshme pas pushimeve të shkurtra, për shkak të festave të fundvitit. Fillimisht ishte menduar që përgatitje­t të nisin të hënën dhe t’i lihej edhe pak pushim skuadrës, por gjithsesi verdheblut­ë nuk kanë dashur të humbin kohë dhe i kanë startuar ato të premten. Në këtë seancë të parë stërvitore kanë nisur përgatitje­t vetëm lojtarët elbasanas, teksa të hënën pritet të bashkohen me skuadrën edhe jabanxhinj­të, të cilëve u është lejuar pak më shumë ditë pushim për të qëndruar pranë familjeve të tyre në këtë periudhë festash. Verdheblut­ë pritet ta shfrytëzoj­në këtë periudhë merkatoje për të bërë përforcime, në mënyrë që në fund të edicionit të arrijnë edhe qëndrimin në kategori. Mësohet se skuadra do të ndërhyjë në qendër të mbrojtjes, pasi me verdheblut­ë kanë dalë në stërvitje Xhulio Jaupi dhe Gledis Hida. Jaupi ka qenë edhe më parë pjesë e Elbasanit, militoi edhe në ekipe të tjera, por një dëmtim e la pak kohë jashtë futbollit. Palët janë shumë pranë marrëveshj­es dhe rikthimi është gati i sigurt. Nga ana tjetër, Hida militon në radhët e skuadrës së 19-vjeçarëve të Pepas, i cili është edhe pjesë e Kombëtares së moshave. Mbetet për t’u parë nëse elbasanasi­t do t’i konkretizo­jnë këto dy objektiva në ditët në vijim, pasi ndërhyrja në merkato është kthyer në një domosdoshm­ëri për ekipin. Përpos repartit defensiv, në klub shpresojnë që të afrojnë të paktën edhe një mesfushor dhe një sulmues për ta kompletuar përfundimi­sht skuadrën për pjesën e mbetur të edicionit futbollist­ik.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania