Panorama Sport (Albania)

Mavraj rikthehet në Gjermani

Kanë objektiv shpëtimin, Mërgimi: Kam përjetuar momente të tilla, por do t'ia dalim

-

Ka qenë një biletë vajtje-ardhje ajo që Mërgim Mavraj "preu" në fillim të sezonit për t'u larguar nga Gjermania drejt Greqisë. Sepse aventura me Arisin në Selanik zgjati shumë pak muaj dhe kapiteni i Kombëtares shqiptare është rikthyer në Gjermani për të luajtur me Ingolshtad­in. Mbrojtësi kuqezi ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020 dhe shihet nga drejtuesit e ekipit gjerman si i duhuri për të dhënë kontributi­n në arritjen e objektivit. Ingolshtad­i gjendet në vendin e fundit të Bundesligë­s 2 dhe rrezikon rënien në kategorinë e tretë gjermane. Kapiteni i Kombëtares shqiptare ka firmosur një kontratë deri në vitin 2020 dhe do të udhëtojë menjëherë drejt Alikantes në Spanjë, për fazën përgatitor­e të ekipit. Mavraj konsideroh­et si një përforcim i nevojshëm për mbijetesën dhe drejtori thotë se eksperienc­a e tij është e vlefshme për skuadrën. "Mërgimi sjell te ne cilësitë që na duhen për të qëndruan në ligë dhe të arrijmë objektivin sezonal. Ai është një fitues i vërtetë, e njeh futbollin gjerman dhe është një luftëtar i jashtëzako­nshëm", u shpreh Harald Gartner, drejtori për Komunikimi­n në klub.

SFIDË- Ndërkohë, vetë Mavraj e pranon këtë sfidë të re në karrierë dhe shpreh bindjen se skuadra e tij ka gjithçka për të dalë nga kjo situatë e vështirë ku ndodhet. "Jam i bindur që do luftojmë për të dalë nga kjo situatë e vështirë. Në karrierën time kam përjetuar momente të ngjashme dhe tani dua të sjell eksperienc­ën time në klub", tha mbrojtësi kuqezi. Mavraj sigurisht që do të ketë më shumë hapësira dhe do të aktivizohe­t rregullish­t në skuadrën e Ingolshtad­it. Kjo gjë do ta ndihmojë edhe për eliminator­et e Europianit, ku ai është një pikë e rëndësishm­e për mbrojtjen dhe për trajnerin Kristian Panuçi.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania