Panorama Sport (Albania)

Alvesh nuk vjen pa u paguar, Idrizi: Flamurtari falimentoi

Ironia e presidenti­t: Fazën përgatitor­e e bëjmë në Kurvelesh...

- ERMAL SIKA

Danilo Alvesh kthe het sërish në çësh tje. Sulmuesi brazilian pritej që të vinte në Vlorë pardje dhe dje të fillonte stërvitjen, por nuk ka ndodhur kështu. Klubi ishte njoftuar se Alvesh dhe Kale ishin nisur bashkë nga Brazili, por në Vlorë ka mbërritur vetëm Kale. Duket se shkak për mosmbërrit­jen e Alveshit në Shqipëri është çështja e pagave. Duket se po përsëritet e njëjta histori, ashtu si edhe vitet e tjera, ku Alvesh si një lojtar kapriçoz duket se kërkon korrektësi në mënyrën e pagesave dhe nuk toleron vonesat. Për këtë qëllim, në fund të vitit që sapo u mbyll, u zbulua se Alvesh kishte dërguar një letër në klub ku kërkohej që të paguhej. Por, nga ana tjetër, klubi mohon që të ketë një letër të mbërritur nga Alvesh për çështjen e pagave. Danilo Alvesh vijon të pushojë në Brazil me familjen e tij. Gjatë këtyre ditëve, madje edhe dje, Alvesh nuk ka nguruar që të ndajë në "Instagram" me ndjekësit e tij momente nga pushimet, madje edhe duke e "tepruar" me dietën apo edhe alkoolin në ndonjë rast. Por, pavarësish­t këtyre, braziliani frekuenton edhe palestrën, ashtu sikundër edhe vrapimin individual.

IDRIZI - Administra­tori i Flamurtari­t, Sinan Idrizi, deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim me lojtarët për çështjen e pagave, madje as në këto dy ditë të para të grumbullim­it të ekipit në Vlorë. Me nota batute dhe humori në këtë situatë jo të qetë dhe aspak pozitive, Idrizi tha dje për "Panorama Sport" se klubi nuk ka lekë, ndërsa po me batutë ka kërkuar ndihmë nga donatorë, qofshin këta edhe gazetarë. "Klubi nuk ka lekë dhe nuk paguan. Kemi falimentua­r! Të mblidhet shoqata e gazetarëve dhe të tjerët, bashkë me ata që u dhimbset Flamurtari dhe të na japin lekë që të paguajmë lojtarët. Nuk ka as paga dhe as lekë", u shpreh Idrizi.

SITUATA - Flamurtari nuk ishte i plotë as në seancën e djeshme stërvitore. Danilo Alvesh mungonte për shkak se vijon të jetë në Brazil dhe kërkon siguri për pagat që të kthehet. I pranishëm nuk ishte as portieri Enea Koliçi. Burime pranë klubit thanë për gazetën se Koliçi ka marrë leje dhe ndodhet në Greqi, pasi i ka lindur bashkëshor­tja dhe është bërë baba, kurse mungesë pa arsye është vetëm ajo e Alveshit. Dje iu bashkuan stërvitjes edhe Albi Alla, Idrizi Batha, Artim Pollozhani, Muhamed Useini dhe Elton Kale, të cilët munguan në ditën e parë të grumbullim­it të ekipit.

“FAZA NË KURVELESH“

Faza përgatitor­e e Turqisë, drejt dështimit. Me shumë gjasa ekipi do të grumbulloh­et në Vlorë, duke vijuar fazën përgatitor­e dimërore. Nesër, pra, më 8 janar, ishte planifikua­r që ekipi të nisej drejt Antalias, por me shumë mundësi udhëtimi do të anulohet. Fillimisht u tha se ekipi do të nisej më 6 janar, pastaj më 8 janar dhe së fundmi po flitet që të mos udhëtojë drejt Turqisë, por ta zhvillojë në Vlorë minifazën. Gjithsesi, pritet që të ketë diçka më të qartë sot rreth kësaj çështjeje. Dje Idrizi për fazën përgatitor­e u shpreh: "Çfarë Turqie thoni? E dini ku do shkojë Flamurtari për fazën përgatitor­e, në Kurvelesh ose në Leskovik", tha Idrizi.

 ??  ?? Flamurtari e pret në stërvitje, Alvesh ia shtron me birra në Brazil
Flamurtari e pret në stërvitje, Alvesh ia shtron me birra në Brazil

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania