Panorama Sport (Albania)

Interi pa frena, pas Godinit do edhe Robenin

Përveç holandezit, ndiqen Herrera, Darmian e Valencia

- Përgatiti: LEDIO NASE

Fillimisht ishte vetëm një ide që çdo ditë po merr formë gjithmonë e më shumë. Diego Godin pritet të jetë përforcimi i parë i Interit të së ardhmes, që do bazohet te themelet e skuadrës aktuale. Me shumë mundësi, kapiteni i Atletikos së Madridit dhe kombëtares uruguaiane nuk do jetë lojtari i vetëm me parametër zero që do u bashkohet milanezëve në kuadër të sezonit të ardhshëm. Ditën e djeshme, "Gazzetta dello Sport", duke konfirmuar linjat strategjik­e që do ndiqen nga klubi zikaltër, ka zbuluar emra të rinj prezentë në axhendën e Marotës dhe Auzilios, drejtuesve të merkatos interiste.

PËRPIQET ATLETIKO Për Godinin po zgjidhen detajet e fundit të marrëveshj­es: edhe pse Atletiko është përpjekur ta bindë që të qëndrojë në La Liga, por duke i ofruar më pak sesa paga sezonale e përfituar aktualisht (4,5 milionë euro); duke qenë se do jetë kontrata e fundit e rëndësishm­e, me siguri do refuzohet. Interi, në krahun tjetër, i propozon qendërmbro­jtësit një kontratë dyvjeçare prej 5,5 milionë eurosh në sezon, me opsion për një tjetër vit. Vjet Junajtidi i Murinjos ishte gati t'i paguante klauzolën për ta transferua­r në Mançester: refuzoi një pagë më të lartë për të qëndruar tek Atletiko, duke marrë garanci mbi rinovimin: siguri që munguan, çka solli indinjatën e lojtarit dhe interesimi­n e menjëhersh­ëm të zikaltërve.

NGA ROBEN TE HERRERA - Po emrat e tjerë? Në panoramën e lojtarëve që u skadon kontrata, Interi po ndjek me interes dyshen e Mançester Junajtid, Darmian e Valencia; Herreran të Portos dhe, i fundit, por jo nga rëndësia (përkundraz­i), Arjen Roben. E normalisht emri që ka ekzaltuar më shumë popullin interist është ai i holandezit. Vitet që Roben mban mbi shpinë janë 34: shumë, duke konsiderua­r mbi të gjitha historinë e pasur me dëmtime. Te Bajerni një verë më parë firmosi një kontratë njëvjeçare prej 4,5 milionë eurosh plus bonuse në bazë të prezencave. Në Mynih historia mes lojtarit dhe klubit ka përfunduar, momentalis­ht ka oferta edhe nga Holanda, por mund të joshet nga një "big" si Interi: për një operacion "alla Figo". Nga "veterani" ndoshta nuk mund të priten 30 ndeshje, por mund të bëjë absolutish­t diferencën edhe në 15. Për më shumë, figura si Godin e Roben ndihmojnë në rritjen e të rinjve, ku Interi synon për të ardhmen. Lidhur me emrat e tjerë: Herrera është kapiten i Portos dhe i Meksikës; ndaj, do përcillte jo pak eksperienc­ë. Ndërsa Darmian dhe Valencia i ofrojnë Luçiano Spaletit shpejtësi në krahë dhe mundësinë për t'i aktivizuar në më shumë se një rol. Më pas në verë, pas arkivimit të "Fair Play Financiar", mund të nisin planifikim­et për goditjet e mëdha.

 ??  ??
 ??  ?? Nga (Bajern-Inter 2-0), finalja e Ligës së Kampionëve 2010 - Arjen Roben në dyluftim me ish-kapitenin zikaltër Havier Zaneti
Nga (Bajern-Inter 2-0), finalja e Ligës së Kampionëve 2010 - Arjen Roben në dyluftim me ish-kapitenin zikaltër Havier Zaneti

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania