Panorama Sport (Albania)

Shevçenko: Milan, mund ta thyesh Juven!

“Me CR7, bardhezinj­të janë favoritë në Champions”

- Përgatiti: JETON STAMOLLA

Viti perfekt mund të jetë gjithmonë ai i ardhshmi. Andrij Shevçenko di sesi të eci mes objektivav­e të rëndësishë­m, por në të njëjtën kohë nuk është as ai lloj tipi që kënaqet me pak. Ukraina e tij është ngjitur në Ligën A të Kupës së Kombeve, por ai që tani ka nisur të mendojë për kualifikim­in në Europianin 2020. Viti perfekt për të mund të jetë ai i një tjetër kualifikim­i, i një tjetër hapi të madh, por 2019-ta mund të jetë e rëndësishm­e edhe për Milanin e tij të dashur. Sepse vërtet Shevçenko sheh përpara, por kurrsesi nuk i ka shkulur dhe harruar rrënjët e tij kuqezi. Fakt që ish-bomberi ukrainas e konfirmon në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”.

Shevçenko, pushimet mbaruan. Tani besoj se do ktheheni në Londër (aty ku jeton tashmë) me mendime të tjera për futbollin?

Viti 2018 ishte shumë pozitiv, skuadra ime luan shumë më mirë. Gjurmën që unë, Mauro Tasoti dhe pjesa tjetër e stafit donim të shihnim e bëmë realitet. Ukraina është më e organizuar, kemi rritur nivelin e lojës, duam ta kontrolloj­më atë dhe jo të mendojmë vetëm për kundërsulm­in. Për më shumë, lojtarët, por edhe shumë talente po rriten, aq sa jo më kot në ndeshjen e fundit thirrëm 9 futbollist­ë U-21 në kombëtaren e parë. Jam shumë i lumtur.

Mund t’i japë futbolli pak frymë një Ukraine që vazhdon të jetë në krizë totale politike ende sot?

Populli jeton me këtë frymë prej 6 vitesh tashmë, por shpresa për një përmirësim nuk është shuar. Tashmë kemi zgjedhjet presidenci­ale dhe parlamenta­re, ndaj të shohim se çfarë do të ndodhë. Njerëzit kanë nevojë në disa raste që të shkëputen nga të gjitha problemet e përditshme dhe të ndjekin futboll, skuadrat tona në kupat e Europës dhe kombëtaren, të cilat kanë bërë një paraqitje shumë pozitive sivjet.

Nga Ukraina te Milani, që edhe pse nuk ka këto probleme, ky klub është gjithsesi në kërkim të një qetësie sportive...

Objektivi është ai që të rikthehen në Ligën e Kampioneve dhe, me sa kam ndjekur, po vazhdojnë të luftojnë. Janë aty, pikë pas pike dhe unë shpresoj që ata të rikthehen në kupën më të bukur, në habitatin që i takon një klubi si Milani, të cilin unë e kujtoj gjithmonë me mall. Ky Milan aktual është një projekt, duhet të rindërtohe­t me qetësi për t’u kthyer kompetitiv në Itali fillimisht dhe më pas në Europë. Duhet kohë, duhet durim dhe një renditje e mirë, sigurisht që të ndihmon që të synosh edhe më qetë objektivat që ke. Tani fatmirësis­ht vjen kjo pauzë, e cila do t’i lejojë Milanit që të karikojë bateritë. Nga ana tjetër, skuadra ka vuajtur edhe dëmtimet e shumta, të rëndësishm­e dhe të gjata, sepse sigurisht që në çdo skuadër të mundshme, mungesa e lojtarëve të kalibrit të Bonaventur­ës, Bilias apo edhe Romanjolit ndihen dhe shumë madje.

Si sulmuesi sulmuesit, nga Higuain ndoshta pritej shumë më shumë nga kjo 2018 me Milanin apo jo?

Ka shumë presion mbi atë dhe ka qenë edhe i pafat. Kur them këtë të fundit i referohem penalltisë së goditur kundër Juventusit dhe gola me atë peshë, të shënuar apo të gabuar mund të ndryshojnë gjithçka. Për Higuainin, nga fillimi i sezonit ka ekzistuar faktori përgjegjës­i. Ai ishte blerja e madhe e sezonit dhe në këto muaj ka pasur ndaj vetes të gjithë sytë e tifozërisë, aq më shumë në ndeshjen kundër Juventusit. Por, unë nuk mendoj asnjëherë se peshën e një ekipi e mban individi, por e gjithë skuadra. Higuain është një lojtar madhështor dhe e di fare mirë se po luan edhe për të ardhmen e tij këtë sezon. Nëse arrin që të shkojë së bashku me Milanin në Champions, atëherë ai do të shlyhet nga klubi dhe duket qartë se e ndien shumë bluzën kuqezi. Gonzalo duhet thjesht të qëndrojë i qetë në momentet e vështirësi­së, ashtu sikurse i gjithë Milani.

Një tjetër moment i vështirë për Milanin po afron, teksa brenda pak ditësh e pret finalja e Superkupës. Mendoni se Milani ka shanse që të mposhtë Juventusin?

Juventusi është skuadra më e fortë e kampionati­t dhe është gati e pamundur ta mendosh se ka një skuadër edhe sivjet që mund ta shqetësojë. Të mposhtësh Juventusin në Serinë A është e vështirë, por në një sfidë teke, në një finale, çdo gjë është më e lehtë. Nëse Milani përgatit mirë ndeshjen dhe e kuron atë në detaje, edhe mund të fitojë ndaj Juventusit.

Kurimi i detajeve varet nga trajneri... Ishte e drejtë të konfirmohe­j Gatuzo sipas jush?

Më shumë sesa e drejtë. Më pëlqen kjo sjellje e shoqërisë, ka njerëz që kanë ide të qartë, të cilët nuk lëkunden as në momentet e vështirësi­së. Leonardo dhe Paolo Maldini po punojnë me qetësi dhe shumë kompetencë.

Po qarkullojn­ë shumë emra rreth merkatos së Milanit, por klubi duket se ka vendosur që të fokusohet te profili i talenteve të rinj. Sipas teje është kjo rruga e duhur që i duhet të ndjekë Milani?

Leo dhe Paolo e njohin realitetin e Milanit më shumë se kushdo tjetër. Pastaj duhet marrë parasysh edhe mundë-

sia e një bllokimi të mundshëm të merkatos nga ana e UEFA-s. Nëse punon vetëm mbi lojtarë të huazuar, rikthimi në elitë bëhet shumë i vështirë. Fillimisht, të presim sesi do të përfundojë apelimi në KAS.

Boban kritikoi strukturën aktuale të “Fair Play Financiar”...

Zvonimir është zëvendësse­kretari i FIFA-s dhe bën detyrën e tij. Unë nuk hyj në të tilla çështje, por uroj që Milani të mund të vazhdojë të punojë në qetësi, të ringrihet, siç po bën. Dhe më pëlqen shumë sjellja e treguar së fundmi, pasi mbështetja ndaj Gatuzos është shumë e rëndësishm­e. Kjo, sepse Rino realisht po punon shumë mirë, i ka dhënë një identitet skuadrës dhe një kompaktësi grupit. Vitet e fundit kuqezi kanë qenë të vështirë për të gjithë, por Milani po del në rrugën e duhur.

Është folur shumë edhe për një përfshirje të Kakasë në klub, në të ardhmen. Si mendoni?

Kush ka qenë pjesë e familjes Milan, do të mbetet i lidhur ngushtë me të përjetë. Riki është një person inteligjen­t dhe si i tillë mund të jetë i dobishëm për Milanin, ndonëse nuk e di se çfarë rruge kërkon të marrë. Fundja, ai ka vetëm një vit që është shkëputur nga futbolli i luajtur, prandaj duhet ende ta mendojë perspektiv­ën e tij.

Duke mbetur te “Milani i vjetër”, ju pëlqen Ançeloti në versionin napolitan?

Më pëlqen, sepse skuadra është kompetitiv­e dhe Ançeloti e ka ndryshuar atë me zgjuarsi. Tani Napoli po nis të luajë siç i pëlqen atij, gjë që konfirmon karakteris­tikat e përhershme, pasi Karlo është një burrë inteligjen­t dhe kjo është forca e tij. Nuk i shkartis kurrë gjërat, nuk i ngatërron, kërkon gjithmonë ekuilibër.

Ekuilibër, që në fakt edhe në këtë sezon të Serisë A nuk ekziston...

Faktikisht, siç thashë më parë, e kam të vështirë të mendoj se edhe sivjet titulli nuk do t’i takojë Juventusit. Edhe këtë herë, kampionati është një garë e vendosur, pasi avantazhi është shumë i madh. Por mund të punohet gjithmonë për vitin e ardhshëm.

Juventusi padron i Italisë, por a mendoni se sivjet mund të jetë edhe padron i Europës?

Sigurisht që mund të fitojë Champions-in, sidomos me një Kristiano Ronaldo më shumë. Juventusi ka afruar lojtarin që i mungonte në dy finalet e fundit të luajtura. Përherë kam qenë një fans i Ronaldos, është monstruoz për talentin dhe profesiona­lizimin që ka. Juventusi ishte i fortë edhe më parë, por sivjet është favoritja kryesore edhe në Europë, përveçse në Serinë A.

Ky mund të jetë me shumë mundësi edhe një vit i rëndësishë­m për Alegrin, që ka fituar gjithçka në Itali, por asnjëherë në Europë. Mund të na listoni podiumin e trajnerëve tuaj të preferuar?

Nuk më pëlqejnë renditjet. Mund të them se ka shumë trajnerë të zotë në qarkullim dhe unë mundohem t’i studioj nga pak të gjithë. Disa më pëlqejnë më shumë se disa të tjerë, por nuk dua të bëj emra.

Emra, me përjashtim të Gatuzos...

E ritheksoj, Xhenaro është njeriu i duhur për këtë Milan dhe meriton të gjithë besimin që po merr nga klubi.

Me gjithë këto elozhe për Rinon, nuk po ju pyesim nëse do donit ta stërvitnit një ditë Milanin... Por, meqë kemi hyrë në një vit të ri, cila është dëshira juaj për 2019-ën?

Dëshira e vetme është të dërgoj Ukrainën në Europian.

 ??  ?? Shevçenko dërgonte në rrjetë penalltinë që i dha Milanit fitoren e Champions-it, 2003, kundër Juventusit
Shevçenko dërgonte në rrjetë penalltinë që i dha Milanit fitoren e Champions-it, 2003, kundër Juventusit
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania