Panorama Sport (Albania)

Bajerni, gjobë të majme Riberisë pas ofendimeve

Sulmuesi: Nuk do të ndikojë në skuadër, u vetëmbrojt nga sulmet

-

Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Polemikat me Frenk Riberinë nuk mun gojnë kurrë. Me to u mbyll 2018-ta dhe me to nisi 2019-ta. Ditët e fundit francezi publikoi një video në "Instagram", duke ngrënë një biftek të larë me ar në një nga restorante­t e famshme të rrjetit të shefit turk, Nusret Gëkçe, në Emiratet e Bashkuara Arabe. "Nuk mund të nisë viti në mënyrën më të mirë", shkruante, duke shkaktuar një lumë fyerjesh nga ndjekësit e tij. Mesfushori iu përgjigj në mënyrë agresive, duke detyruar Bajernin që të ndërhyjë, duke i vendosur një gjobë shumë të lartë.

POLEMIKAT - Riberi u kap me "ziliqarët dhe pseudog-azetarët", të cilëve u drejtoi fjalë të rënda: "Keni lindur nga një vrimë në prezervati­v, shkoni në të s'ëmës", duke u rezervuar fyerje edhe nënave, grave dhe gjyshërve të atyre që e kritikonin. Bajerni e justifikoi, por nuk e pranoi reagimin e lojtarit. Drejtori sportiv, Hasan Salihamixh­iç, njoftoi masat që klubi ka marrë: "Frenk është fyer në mënyrë të tmerrshme dhe jo vetëm ai, por fyen edhe gruan shtatzënë, fëmijët e tij dhe nënën që është në spital. Për këtë reagoi keq, donte të mbronte familjen e tij. Dhe për këtë arsye ka të drejtë dhe e mbështes. Por, për fat të keq ka përdorur fjalë që ne si klub nuk mund t'i pranojmë. I komunikova që do të marrë një gjobë të rëndë. Ai e pranoi vendimin tonë". Klubi bëri gjithashtu me dije se Riberi ishte i ftuar në "Salt Bae" dhe nuk e ka paguar darkën nga xhepi i tij.

PRECEDENTË­T

- Por, polemikat nuk janë një risi për 35-vjeçarin. Në mes të nëntorit, në fund të ndeshjes së humbur të Bajernit kundër Dortmundit, ai goditi një gazetar bashkatdhe­tar të "BeIN Sports", i cili e bëri përgjegjës për pësimin e dy nga tre golat e shënuar nga rivalët. Vitin e shkuar, Riberi flaku një fanellë kundër Ançelotit kur u zëvendësua gjatë ndeshjes Bajern-Anderleht. Një precedent i ngjashëm me atë të prillit 2016: Frenki zëvendësoh­et kundër Dortmundit, nervozohet, Ançeloti përpiqet ta qetësojë me një puthje, por francezi ishte shumë i zemëruar për ta "falur" Karleton. Gjithnjë në 2016-ën, i vendosi duart në fyt Nikolai Mylerit të Hamburgut pas një faulli. Në Superkupën e Gjermanisë në 2016-ën, goditi me bërryl në fytyrë Paslakun. Në finalen e Kupës së Gjermanisë të disa viteve më parë, i futi gishtin në sy Kastros. Në raste të ndryshme është ndëshkuar me karton të kuq në Bundesligë për faulle për shkak nervozizmi (i famshëm ai i Farfanit në epokën e Shalkes). Me pak fjalë, kalojnë vitet, por me Riberi polemikat nuk mungojnë kurrë.

MYLER E MBRON

- Por, "tërmeti" që ka shkaktuar postimi i fundit i tij nuk do të ndikojë në atmosferën brenda skuadrës sipas shokut të tij, Tomas Myler. "Sigurisht që do të ketë gjithnjë tema që do të shkaktojnë shqetësime të vogla, por kjo më shumë për drejtorin sportiv, drejtuesit e klubit dhe departamen­tin e shtypit. Për ne si skuadër ato nuk kanë rëndësi", tha sulmuesi të dielën nga Doha. "Ne e dimë që Frenk është një futbollist skuadre. Kur ai ndihet i sulmuar, ka ndodhur shpesh që ai të vetëmbrohe­t me gjithçka në botë. Natyrisht, klubi duhet të reagonte dhe e bëri", shtoi Myler.

 ??  ?? Nusret duke i prerë biftekun e artë Riberisë
Nusret duke i prerë biftekun e artë Riberisë
 ??  ?? Riberi gjatë stërvitjes së djeshme
Riberi gjatë stërvitjes së djeshme

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania