Panorama Sport (Albania)

Siti i Guardiolës pa mëshirë, 7 gola Roterhamit

Vazhdojnë surprizat, turpërohen "dhelprat" dhe Ranieri

- Përgatiti: ANDROKLI DRALO

Ë shtë një Mançester i papërmbajt­shëm në ditën e Epifanisë. Turin e tretë të Kupës FA, "qytetarët" e shndërrojn­ë në festë: shënon gjysma e skuadrës në goleadën kundër Roterham Junajtid, klubit të Championsh­ip-it, që Sitin e konkurroi vetëm me ngjashmëri­në e frikshme të trajnerit Pol Uarne me Pep Guardiolën. Në "Etihad Stadium" skuadra që militon në Championsh­ip, turpërohet duke iu afruar shumë poshtërimi­t që kishte paralajmër­uar trajneri në vigjilje, duke thënë se kishte parashikua­r që të përfundont­e edhe 10-0. Formacioni i Guardiolës shënon "vetëm" shtatë herë. Sterling shfrytëzon brenda në zonë një pasim të bukur të De Bryjnes, driblon një mbrojtës dhe zhbllokon rezultatin në minutën e 12-të. Dy minuta nga fundi i pjesës së parë, asisti gjenial i Gyndoanit gjen Fodenin në zonë, i cili feston golin e parë me "qytetarët" në shtëpi. Por, vendësit do të rikthehen në dhomat e zhveshjes edhe me një tjetër gol, pas autogolit të Ajajit në shtesë. "Pokeri" në pjesën e dytë vjen nga këmbët e Zhezus 52', Mahrez 73', Otamendi 78' dhe Sane 85'.

REKORDI I GUARDIOLËS

Goli i shtatë i shënuar nga Leroi Sane regjistroi edhe fitoren më të thellë të Pep Guardiolës në stolin e Sitit (prej verës 2016). "Qytetarët", me katalanasi­n në stol, kanë fituar dy herë 6-0, kundër Uotfordit (në transfertë në shtator 2017) dhe Shahtjor Donjeckut (në shtëpi, nëntor 2018) dhe 7 gola i kishin shënuar vetëm njëherë më parë kundër Stok Sitit (në shtëpi, tetor 2017, por në fund fituan 7-2).

SURPRIZAT

Përshëndet­et me kompeticio­nin Fulhami i Ranierit, që humbet në shtëpi 1-2 me Olldhemin (kategoria e katërt): vendimtare penalltia e humbur nga Mitroviç në minutën e 84-t. Akoma më keq "dhelprat" e Klod Puelit që humbasin 2-1 ndaj Njuportit, edhe ky formacion që militon në Ligën e Dytë. Dhe që do të ishte një ditë turpi, e paralajmër­uan edhe drejtuesit e mediave të klubit, të cilët emrin austriakut Kristian Fuks ia kishin shkruar "Fucks", duke bërë xhiron e botës edhe për këtë fakt.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania