Panorama Sport (Albania)

Nallbani: Tiranës i duhet sulmues, Lika të hapë krahun

"Lika? Vjen momenti siç më erdhi mua, kur duhet të hapim krahun"

- OLSI AVDIAJ

Ish-kapiteni dhe portieri i Tiranës, Blendi Nallbani, analizon situatën e Tiranës. Në një intervistë për "Panorama Sport", një nga lojtarët më të titulluar të Shqipërisë pas viteve '90-të analizon gjendjen e skuadrës. Nallbani pranon faktin se është takuar me Halilin për të ardhmen e Tiranës, duke diskutuar për të mirën e klubit. Ish-kapiteni foli edhe për donatorët e...

Ish-kapiteni dhe port ieri i Tiranës, Blendi Nallbani, analizon situatën e Tiranës. Në një intervistë për "Panorama Sport", një nga lojtarët më të titulluar të Shqipërisë pas viteve '90-të analizon gjendjen e skuadrës. Nallbani pranon faktin se është takuar me Halilin për të ardhmen e Tiranës, duke diskutuar për të mirën e klubit. Ish-kapiteni foli edhe për donatorët e rinj që planifikoh­en të afrohen në ekip. Ja intervista me Blendi Nallbanin.

Blendi, Tirana pas fitores së fundit me Flamurtari­n duket se ka ndryshuar dhe shpreson në gjëra të mëdha?

Edhe pse mund të kishte bërë shumë më mirë, fitorja e fundit i ka kthyer vetëbesimi­n. Këtë fitore e kishte nevojë. Unë jam shprehur edhe herë të tjera, Tirana nuk ka ekip që të jetë në atë vend ku e mbylli renditjen e vitit të shkuar. Ka një ekip të ri dhe të mirë, por në fund ka të bëjë shumë fati dhe eksperienc­a. Fitorja me Flamurtari­n ishte decizive, sepse skuadra e mbylli vitin me sukses, me fitore dhe kjo i jep shpresë për këtë vit. Duhet ta pranojmë se kjo fitore ka të bëjë më shumë me besimin për lojtarët që këta të fundit në dy fazat e mbetura të bëjnë më mirë. Për mua ndeshja me Flamurtari­n ishte thikë me dy presa, sepse nëse skuadra humbiste, do ishte në krizë të thellë.

Jemi në kohë merkatoje. Ku duhet të përforcohe­t skuadra në këtë moment dhe cilat janë nevojat e skuadrës?

Merkatoja për Tiranën, apo për një ekip si bardheblut­ë, së pari duhet të ketë dublantë për çdo pozicion. Nga ana tjetër, Tirana i ka të gjitha mundësitë për të pasur zëvendësue­s në çdo rol. Gjithsesi, emergjente është që të ketë një mbrojtës, një mesfushor dhe një bomber. Duke mos hequr vlerën e askujt, bomberi ka mundësinë që të të nxjerrë nga situata. Tirana e them që ka ekip të mirë, ashtu si dhe skuadra të tjera, por problemi është te shënuesi i golit. Gjithmonë dhe kudo lojtarët merren me bujë të madhe e më pas mbrojtësit shënojnë më shumë se sulmuesit. Histori e vjetër, por Tiranës i duhet një lojtar vetëm që të bëjë gol.

Tirana ka bërë një rokadë në portë, duke lënë në stol Ilion Likën.

Për portierët mund të flas më shumë se çdo njëri tjetër. Ilioni i ka dhënë shumë futbollit tonë dhe jashtë. Vjen momenti siç më erdhi mua, aty para meje dhe pas që duhet të hapim krahun. Dashje pa dashje, një i ri të mund me moshë. Ilioni është profesioni­st. Jo kushdo e hap krahun si ai aq kollaj. Por Lika duhet të qëndrojë aty, sepse ka të bëjë edhe eksperienc­a. Ka ndeshje që nuk dihet sesi shkojnë. Portierët e rinj kanë një defekt, ose ecin mirë dhe e mbajnë ritmin, ose pësojnë një gol dhe bëjnë gabim pas gabimi, por shpresoj që të mos ndodhë kjo. Gjithë bota e ka: fut të riun në fushë dhe mbajnë një 30-të e ca vjeçar në stol. Nuk ka asnjëherë një portier 20-vjeçar në fushë dhe një në stol.

Si e shihni idenë e Halilit për të zhvilluar një takim me figurat e Tiranës. Ju ishit i pari?

Të jem i ndershëm, ka pasur para katër ditësh një takim me presidenti­n Halili në zyrat e tij. Ishte një takim miqësor, ku i shpreha të gjitha idetë e mia. Nuk është e rëndësishm­e nëse duhet të jetë Nallbani ose s'ka. Të jenë 10 veta, edhe aty në stërvitje, si te Tirana, Partizani apo diku tjetër, që t'i japin një sy tjetër më shumë. Thjesht për imazh të jemi, për më tepër që kemi mbetur shumë pak. Një mendim të japim, madje si vullnetarë, si ish-ë të atij klubi.

Ka një ide për të pasur donatorë të rinj te Tirana, si e komentoni?

Shpresoj që të ndodhë. Gjithsesi, i pari është Halili, një nga presidentë­t më jetëgjatë të Tiranës, i cili ka hedhur shumë para prej 2004-ës. Duhet të jetë së bashku me të gjithë, pasi është munduar që të zgjidhë çështjen e borxheve të Tiranës, ka investuar shumë. E mira është që të ketë pesëdhjetë donatorë dhe Halili kryesori. Të tjerët, sipas mundësive.

Çfarë nuk i falet më Tiranës?

Të mos humbasë dhe të fitojë si në Kupë dhe kampionat. Dy-tre lojtarët që mendojnë të marrin, t'i zgjedhin të saktë dhe të bëjnë diferencën. Nëse marrin lojtarë, të mos i afrojnë për t'i lënë në stol me justifikim­e vrava këmbën apo dorën.

Është e vështirë që kapiteni i skuadrës të lihet në stol?

Nuk dua të ndërhyj tek emrat, është punë e Memës, sepse ka pasur ca keqkuptime dhe unë thashë se nuk gjeti momentin që mori Tiranën, edhe pse dikush duhet ta merrte. Për mua, një djalë si Karabeci nuk duhet të rrijë në stol. Nuk futem nga brenda, por djali nuk e ka braktisur Tiranën në momentet më të vështira, kur ra nga kategoria së bashku me Likën dhe të tjerë. Është një lojtar që e kam arritur edhe unë. Djalë i sjellshëm dhe futbollist shumë i mirë.

Çfarë mund të pretendojë Tirana këtë sezon?

Tirana të fitojë me Flamurtari­n në Kupë, për të fituar në fund të sezonit Kupën e Shqipërisë. I kemi parë ekipet se sa të forta janë. Atyaty mbeten. Për kampionati­n të ecë dhe t'i shmanget fundtabelë­s dhe zonës së ftohtë. Të mos mbetet puna për në fund. Për ta arritur këtë, duhet të marrë ndeshjet me radhë dhe do të rikthehet ajo që duam ne.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania