Panorama Sport (Albania)

Gega vë kushte, Partizani “peshkon” në Bjellorusi

Trajneri i të kuqve kërkon afrime cilësore për të lënë pas Kukësin

- TAKIMI -

Partizani është kampioni i dimrit dhe konsideroh­et si një nga pretendent­ët kryesorë për titullin kampion. Megjithatë, skuadra e kuqe ka shfaqur edhe mangësi gjatë pjesës së parë të sezonit. Për këtë arsye, drejtuesit nuk kanë qëndruar indiferent­ë në merkato. Ata kanë afruar deri tani lojtarë me cilësi të mira si Jusufi dhe Hyseni, por ende nuk kanë zgjidhur plotësisht të gjitha problemet. Po, sepse të afruarit janë të dy mesfushorë, ndërkohë që ekipit të Gegës i nevojiten mbrojtës qendre, mbrojtës krahu në të djathtë dhe një qendërsulm­ues që t'u zgjidhë ndeshjet kur treshja Bardhi-Asani-Mala të mos ia dalë dot. Për më tepër që rivali i tyre kryesor, Kukësi, ka bërë përforcime shumë cilësore gjatë merkatos së dimrit. Gjici shpenzoi afro 120 mijë euro për të marrë Shkurtajn dhe Rrocën. Në këto kushte, edhe Gega ka qenë i qartë me klubin.

Gazeta zbulon se trajneri i Partizanit ka pasur një bisedë të drejtpërdr­ejtë me drejtuesit e klubit të "demave". Pasi u ka vënë në dukje afrimet cilësore që ka bërë Kukësi, Gega mësohet se u ka përsëritur drejtuesve që kërkon të paktën tri përforcime që të luftojë si duhet për titullin kampion deri në fund. Bëhet fjalë për një qendërmbro­jtës, një mbrojtës të djathtë dhe një sulmues cilësor.

KLUBI - Drejtuesit e klubit të Partizanit e kanë siguruar Gegën se po punojnë intensivis­ht që të afrojnë në skuadër lojtarët me tiparet dhe cilësitë që kërkon ai. Në këtë pikë mësohet se Gega u ka thënë se skuadra është e dubluar vetëm në mesfushë, ku ka lojtarë cilësorë që mund të mbulojnë role nga më të ndryshmet. Ndërkaq, Gega ua ka bërë të qartë zyrtarëve të klubit të Partizanit se nëse skuadra nuk kompletohe­t me futbollist­ët që ai ka kërkuar, atëherë nuk mund t'i kërkojnë atij domosdoshm­ërisht të luftojë si i barabartë me Kukësin për titullin. Gega ka lënë të kuptohet se nëse kërkesat e tij vlerësohen si të tepruara nga klubi, apo për ndonjë arsye nuk realizohen, atëherë mundet që të reflektojë jo vetëm për objektivat, por edhe për të ardhmen e tij.

 ??  ??
 ??  ?? Çast nga derbi i parë mes Partizanit dhe Tiranës
Çast nga derbi i parë mes Partizanit dhe Tiranës
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania