Panorama Sport (Albania)

Kriza Kriza tek tek akademitë akademitë

Drejtuesit e klubeve besojnë pak, më shumë fokusohen te lojtarët e huaj

- JORGIS MEMO

Akademitë në fut bollin shqiptar po prodhojnë gjithnjë e më pak talente dhe ky është tashmë një fakt. Por, janë disa arsye pse klubet tona ndodhen në këtë situatë. Më kryesorja është menaxhimi që u bëjnë të rinjve, duke filluar që nga sistemi zinxhir dhe më pas te mosbesimi për t'i aktivizuar në ekipet e para. Tirana, Partizani, Vllaznia, Flamurtari, por jo vetëm, historikis­ht kanë prodhuar lojtarë, por nëse shikon sot se sa pak elementë kanë ardhur nga akademitë dhe kanë shpërthyer në ekipin e parë është vërtet e trishtuesh­me. Akademia e klubit shkodran, që në dekadat e fundit i ka dhënë futbollit shqiptar sulmues të kalibrit Edi Martini, Vioresin Sinani, Hamdi Salihi, Xhevahir Sukaj dhe deri te Bekim Balaj, sot bën mirë punën e vet në skuadrat zinxhirë sa u përket rezultatev­e që merr, por te Vllaznia u bë kohë që nuk po del një bomber nga moshat që të shpërthejë fillimisht në skuadrën mëmë. Më shumë se çështje besimi, duket një menaxhim i keq me talentet, jo vetëm në një klub si Vllaznia, ku paradoks tashmë është se kërkon lojtarë të rinj në Nigeri. Edhe te Flamurtari, çdo vit që kalon, ka gjithnjë e më pak lojtarë nga akademia në ekipin e parë. Kanë ndodhur edhe fenomene të tilla, kur klube si Vllaznia, duke mos ditur të menaxhojnë elementin që kanë, e humbasin atë rrugës dhe në këtë mes përfitojnë skuadra të tjera. Veçanërish­t në dekadën e fundit më i fituari ka dalë Laçi me lojtarët e rinj shkodranë. Por, që të kemi më tepër Kristal Abazaj apo Sindrit Guri, duhet që së pari të ndryshojë politika e klubeve. Akademitë e futbollit në vendin tonë janë totalisht në krizë, aq më tepër ato që përfaqësoj­në klube me traditë. Përpjekja e disa akademive private (janë krijuar në vitet e fundit) për të funksionua­r si homologët e tyre në Europë nuk mjafton në këtë realitet ku ndodhet sot futbolli i moshave në Shqipëri. TË HUAJT - Në një moment kur politika në shumicën e klubeve tona nuk po orientohet te lojtarët e rinj, ajo që habit gjithnjë e më tepër është se drejtuesit fokusohen te tregu i huaj. Në Shqipëri kanë ardhur lojtarë mediokër me shumicë nga Afrika, Ballkani, por jo vetëm, duke i bërë një dëm të madh në të njëjtën kohë elementit që del nga akademia. Kjo ka shkaktuar një krizë besimi edhe te vetë futbollist­ët e rinj, të cilët humbasin motivin kur shikojnë se në vend që t'u jepet atyre shansi, klubet shqiptare e kanë më të lehtë për të provuar dhjetëra lojtarë nga vendet më të humbura në botë.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania