Panorama Sport (Albania)

Partizani “peshkon” në Bjellorusi

Skënder Gega i "fiksuar" për një qendër të majtë, zbehet pista e izraelitit Idan Stein

- ADELA MERKO

Partizani është "fiksuar" për qendërmbro­jtës. Prej kohësh kanë nisur kërkimet për një lojtar që përdor këmbën e majtë dhe pas shumë përpjekjev­e duket e kanë e gjetur të duhurin. Nëse para pak kohësh ishin pranë mbylljes së marrëveshj­es me izraelitin Idan Stein, situata ka ndryshuar. Trajneri Skënder Gega ka kërkuar që ta shohë 21vjeçarin në fushë dhe më pas të vendoste për të ardhmen e tij te të kuqtë. Por, menaxherët e lojtarit të Hapeol Jerusalem kanë refuzuar kategoriki­sht provën, çka ka bërë që kjo pistë të zbehet. Megjithatë, drejtuesit e kanë pasur gati planin rezervë, pasi prej kohësh kanë qenë duke vëzhguar një tjetër mbrojtës. Ka të njëjtat karakteris­tika si Stein, por 6 vite më i madh. Nga Izraeli, këtë herë kanë zhvendosur fokusin në Bjellorusi, atje ku kanë pikasur Terentij Lutsevish, 27vjeçari i lindur në Kamerun, por që disponon pasaportë bjelloruse. Palët kanë nisur bisedimet zyrtarisht dhe nga sa mëson "Panorama Sport" gjithçka është në rrugën e duhur, ndërsa parimisht kanë gjetur dakordësin­ë edhe për termat financiarë. Lojtari në fjalë e ka nisur karrierën si profesioni­t te Minsk 2 gjatë vitit 2008, kurse dy vite më pas kaloi në pronësi të Dinamos së Minskut. Edhe pse firmosi për 4 vite, ai luajti vetëm 10 ndeshje me ta dhe më pas radhazi u huazua tek ekipe si: Gomel, Vitebsk e Bereza. Mbrojtësi është aktivizuar edhe te Granit Mikashevis­hi, Torpedo-Belaz Zhodino apo Neftçi Fergana, ndërsa prej 2018-ës është transferua­r te Smolevishi­t, që militon në Premier Ligën vendëse. Mbrojtësi gjigant (1.92 metra i gjatë), i cili ka luajtur edhe Kombëtaret U19 dhe U-21 të Bjellorusi­së, vetëm gjatë sezonit të fundit numëron 23 ndeshje me ekipin e tij, 16 prej të cilave si titullar, çka dëshmon se është një stabël në formacion dhe me minuta në këmbë (1504 në total). Është pikërisht ky shkaku që edhe vetë trajneri i Partizanit, Skënder Gega, ka dhënë OK-in për afrimin e tij. Megjithatë, pa u arritur akordi final mes palëve, nuk ka vend për garanci.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania