Panorama Sport (Albania)

Azerët rezistojnë, sot vendoset për sulmuesin ganez

-

Partizani ka nisur bisedimet me sulmuesin Kuame Karikari, por duket se negociatat për të sjellë këtë të fundit në kryeqytet nuk do të jenë të lehta. Neftçi Baku, ekipi që zotëron kartonin e futbollist­it ganez, duket se nuk do të heqë lehtë dorë nga sulmuesi. Azerët kanë reaguar dje zyrtarisht për sulmuesin që kërkon Partizani. Zëdhënësi i klubit, Rustem Allahverdi­jev, deklaroi për mediat vendëse: "Kuame Karikari është aktualisht një futbollist i Neftçit dhe nuk e ka prishur kontratën me klubin tonë. Unë nuk mund të them asgjë se çfarë do të ndodhë në të ardhmen". Me azerët që po bëjnë rezistencë, mbetet për t'u parë nëse të kuqtë do e mbyllin me sukses këtë "operacion" merkatoje. Nga sa mësohet, dita e sotme mund t'i japë një zgjidhje përfundimt­are kësaj historie, ndërsa nuk përjashtoh­et edhe mundësia e huazimit. 26-vjeçari ka luajtur vetëm tetë ndeshje me fanellën e Neftçit në Superligën azere, ndërsa ka shënuar edhe dy gola, madje njërin prej tyre në portën e Karabakut, ku aktivizohe­t prej vitesh ish-kapiteni i Shqipërisë, Ansi Agolli. "Panorama Sport" mësoi se negociatat mes ganezit dhe përfaqësue­sve të klubit të kuq kanë nisur që para tri javësh. Bisedimet ngecën për shkak se sulmuesi nuk po gjente akordin me klubin për ndërprerje­n e kontratës. Mirëpo, përveç kësaj, edhe pretendime­t e lojtarit për pagën nëse firmoste me Partizanin ishin shumë të larta për realitetin shqiptar. Ai fillimisht kërkoi 10 mijë euro në muaj neto, duke qenë se në klubin azer merrte 13 mijë dollarë rrogë. Gjithsesi, pas negociatav­e të shumta është arritur në parim akordi për një pagë prej 8 mijë eurosh në muaj dhe duke shtuar këtu disa bonuse që lidhen me golat.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania