Panorama Sport (Albania)

Moti prish planet e Luftëtarit, anulohet minifaza në Greqi

Skuadra do të përgatitet në fshatin Dervician

- T.Shehu

Gentian Mezani, së bashku me ndihmësin e tij Polizoi Arbëri, mbetet i vendosur për të marrë nga të tijtë më të mirën e mundshme për pjesën e mbetur të sezonit. Me dy seanca stërvitore në ditë, dje bluzinjtë sfiduan kushtet e motit të acartë, me qëllim perfeksion­imin e të tria komponentë­ve sportive, ato tekniko-taktike dhe fizike. Më i fundit, elementi fizik, mori kohën maksimale për trajnerin Mezani, teksa i "shtrydhi" të tijtë mes realizimev­e të ushtrimeve atletike të fragmentua­ra rreth pistës së stadiumit "Gjirokastr­a". Të gatshëm nën urdhrat e "binomit" MezaniArbë­ri, i gjithë kontingjen­ti bluzi në seancën e paradites së djeshme, startuar në orën 9:30, dhe të pasdites në orën 14:30, demonstroi përkushtim dhe seriozitet në përthithje­n e udhëzimeve dhe detyrave të dhëna nga stafit teknik. Lojtarë të veçantë si Erald Hyseni, Balsa Radoviç, Donald Açka paraditen e kanë ezauruar me ushtrimet në palestër për të vijuar seancën e djeshme me grupin. FAZA PËRGATITOR­E - Pritej që Luftëtari të udhëtonte sot drejt Greqisë, ku dhe do të kryente minifazën dimërore. Por, kushtet e motit me ngrica që ofron zona neutrale midis Athinës dhe Korinthit kanë mjaftuar që gjirokastr­itët nga nesër të udhëtojnë drejt fushës sportive "Lefter Millo" të Derviçiani­t për të vijuar ditët përgatitor­e mes dy fazave. Burime më shumë se të besueshme brenda kampit bluzi bëjnë të ditur se moszhvendo­sja e Luftëtarit drejt Greqisë së pari ka të bëjë me kushtet aktuale të motit të ftohtë dhe jo me çështjen e shumëpërfo­lur financiare në kampin bluzi. Ditët e mbetura deri në prag të sfidës me Egnatian, e vlefshme për ndeshjen e turit të dytë të Kupës së Shqipërisë, që do të luhet në 23 janar në fushën e rrogozhina­sve, priten të shoqërohen me të tjera zhvillime në merkaton e dimrit.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania