Panorama Sport (Albania)

Rexhinaldo-Shkurtaj, Cungu në stres prej... “luksit”

Analiza/ Trajneri do menaxhojë dy bomberët e Superiores

- S. SULOZEQI

Kukësi afroi në merkaton e janarit Eduart Rrocën e sulmuesin shtatlartë nga Luftëtari, Vasil Shkurtajn. Afrimi i një sulmuesi ishte urgjencë për verilindor­ët, duke parë që alternativ­ë e vetme ishte Arturo Rexhinaldo. Me largimin e Harbës një muaj më parë, trajneri Cungu mbeti zyrtarisht vetëm me Rexhinaldo­n si i vetëm në repartin ofensiv, por edhe në momentin që ishte fizikisht prezent Harba, ai nuk preferohej nga trajneri shkodran, ku në 18 javë kampionat, luajti vetëm 2 ndeshje si titullar dhe 2 si zëvendësue­s. Pra, 29-vjeçari mozambikas ka mbajtur peshën e sulmit i vetëm, duke shënuar 7 gola në 18 takime. Rexhinaldo nuk është një sulmues i mirëfilltë qendre, por duke qenë i vetëm dhe duke u përballur dhe me “tekat” e tij, drejtuesve të klubit iu lindi nevoja për të pasur në skuadër një sulmues të mirëfilltë qendre. Presidenti Gjici udhëhoqi operacioni­n dhe për 50 mijë euro afroi Vasil Shkurtajn, futbollist­in kryesor të Luftëtarit e një nga lojtarët më potentë e të kërkuar në Superiore. Shkurtaj ka shënuar po aq gola sa Rexhinaldo në gjysmën e parë të sezonit, 7 gola në 18 ndeshje.

KONKURRENC­A, HALL I TRAJNERIT

Mbas shumë përpjekjes­h, drejtuesit arritën të bindnin Shkurtajn dhe pse kishin blerë kartonin e tij nga Gjirokastr­a. Por, çështja është si do menaxhohen dy sulmues, ku asnjëri nuk e pranon stolin? Trajneri Cungu është në dilemë dhe në “hall” të madh për mënyrën sesi do luajë. Tekniku shkodran ndërroi modulin e lojës në 5 javët e fundit, nga 4-4-2, kaloi në 3-4-3, ku me skemën e fundit aktivizont­e dy mesfushorë, Çyrbjen dhe Et’hemin të përshtatur si sulmues krahu e me Rexhinaldo­n pykë. Për hir të së vërtetës, kjo solli plot 13 pikë nga 15 të mundshmet në 5 javët e fundit. Verilindor­ët bindën me lojë dhe rezultat me këtë modul, e për trajnerin do jetë paksa e vështirë ta ndërrojë. Por duke pasur dy sulmues, të cilët kërkojnë formacioni­n, trajneri, i detyruar nga “mbipopulli­mi”, mund të luajë ndryshe. Ishte Rexhinaldo ai që paralajmër­oi nëpërmjet adresës së tij në “Instagram” se pranon të ulet në stol vetëm në shtëpinë e tij... Një “kërcënim” i hapur për stafin teknik. Nëse Rrocës drejtuesit ia bënë vendin direkt në formacion, duke larguar Donjet Shkodrën, të cilit i kishte skaduar kontrata, për Shkurtajn do jetë pak e vështirë. Kështu që hera-herës të pasurit dy sulmues kalibri kthehet në “hall” për trajnerët.

 ??  ??
 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania