Panorama Sport (Albania)

Skënderbeu, Aliti drejt Malmos

MbrojtësiR­enato Malota projektohe­t si zëvendësue­s i kosovarit, gati bisedimet

- LLAZI SARO

Skënderbeu është duke vëzhguar me kujdes mundësitë e veprimit në merkato për të përforcuar ekipin, por edhe për të mbushur gropat në prapavijë që mund të lërë largimi i Fidan Alitit. Pas interesimi­t në lidhje me dy lojtarë të huaj që janë njohje e vjetër e kampionati­t tonë, si Cicmil dhe Fushtar, duket se kanë nën vëzhgim edhe një tjetër mbrojtës qendre për të forcuar repartin difensiv. Vështirësi­a për të arritur te dy lojtarët e huaj, e detyron Skënderbeu­n të hedhë sytë tek ish-mbrojtësi i Partizanit që tani luan në radhët e Vllaznisë në Kategorinë e Parë. Bëhet fjalë për Renato Malotën. Lezhjani duket se është në listën e dëshirave të trajnerit Orges Shehi dhe klubit bardhekuq. Malota pati një performacë të mirë në radhët e Kukësit ku kishte krijuar një dyshe mjaft të fortë me Shametin, por nuk pati të njëjtin fat te Partizani, ndërsa tani është titullar prej dy sezonesh te Vllaznia. Afrimi i Malotës mund të ishte një lëvizje e mirë për Skënderbeu­n në prapavijë për të mbuluar hapësirat e lëna në mbrojtje nga një largim i mundshëm i Alitit. Me Radasin në qendër, Malota do të formonte një dyshe të fortë për ekipin bardhekuq. Gjithsesi, burime nga klubi bëjnë me dije se mes Skënderbeu­t dhe lojtarit ende nuk ka një kontakt paraprak, por që interesime­t e klubit të Skënderbeu­t janë bërë intensive dhe pritet që në ditët e ardhshme të ketë një kontakt konkret. Gjithë, vetëm pasi të mbyllet në pa-

rim gjithçka në lidhje me largimin e Fidan Alitit.

ALITI - Nga ana tjetër, duket se për mbrojtësin kosovar nuk ka asnjë zhvillim të ri dhe gjithçka ka ngelur në atë pikë ku ishte para mbylljes së sezonit. Dukshëm Hamarbi ka bërë një hap pas, sepse nuk përmbushte dot kërkesat financiare të klubit bardhekuq. 500 mijë euro ishte kërkesa e Skënderbeu­t që trembi ekipin e Hamarbit dhe bëri që të ndërpriste bisedimet me Alitin. Tashmë është Malmo ekipi i interesuar për shërbimet e mbrojtësit kosovar të Skënderbeu­t që gjithnjë e më shumë është me valixhe në duar. Një largim i mundshëm i Alitit, sikundër u pranua edhe nga drejtuesit e ekipit të Skënderbeu­t, do të linte një gropë të hapur në prapavijën e Skënderbeu­t, por, nga ana tjetër, do të përmirëson­te financat për korçarët. Shitja e kartonit të tij do të mund të rregullont­e disi aspektin financiar deri në mbyllje të çështjes së trukimeve mes Skënderbeu­t dhe UEFA-s që po gjykohet në KAS.

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania