Panorama Sport (Albania)

Kastrioti, 100 milionë lekë nga Bashkia Krujë

- BUXHETI Bujar Balliu

Kjo javë pritet të sjellë mjaft zhvillime në kampin e Kastriotit, kjo pasi trajneri i ri, Bledar Devolli, do të marrë që sot në dorë zyrtarisht drejtimin e skuadrës krutane me një mision të vështirë që është qëndrimi në kategori. Po sot, skuadra do të nisë edhe fazën përgatitor­e me nga dy seanca në ditë për rreth dy javë. Sa i takon merkatos, deri më tani krutanët kanë njohur vetëm largime, por duke filluar nga sot e në vazhdim priten surpriza dhe krutanët pritet që të afrojnë lojtarë të rëndësishë­m që do t’u bëjnë punë në pjesën e mbetur të kampionati­t. Deri më tani janë disa emra të lakuar, siç është ai i Pejiçit dhe Arsid Krujës, ndërsa që nga dita e djeshme kësaj liste i është shtuar edhe emri i Edison Ndrecës. Klubi ende nuk ka dalë me asnjë deklaratë zyrtare, qoftë për trajnerin apo edhe për afrimet, por nga dita e sotme pritet që të fillohet me zyrtarizim­et. Sakaq, ditën e djeshme në rrjetet sociale është zyrtarizua­r largimi i Stijepoviç.

- Një lajm i mirë vjen edhe nga Bashkia e Krujës, e cila, pavarësish­t se zotëron vetëm 24 për qind të aksioneve të Kastriotit, mësohet se ka kaluar edhe buxhetin për vitin 2019 për dy ekipet e futbollit, Kastriotin dhe Ilirinë. Duke qenë se bashkia zotëron vetëm një pjesë të vogël të aksioneve, për Kastriotin janë akorduar rreth 100 milionë lekë (të vjetër), ndërsa ekipit të Ilirisë 150 milionë. Kjo ndihmesë vjen në momentin e duhur, pasi Kastrioti po planifikon një merkato cilësore, e cila ka edhe kosto të lartë.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania