Panorama Sport (Albania)

Shkëmbi: Pres Arapin, mund të ketë të tjera largime

Trajneri: Frashërin e kisha piketuar prej dy muajsh

- Anarildo Alia

Bledi Shkëmbi ka ndjekur me interes të veçantë miqësoren e zhvilluar dje. Ehe pse përballë kishin të rinjtë e akademisë së Teutës, trajneri thekson se ka mbetur i kënaqur nga dëshira dhe seriozitet­i që kanë shfaqur të tijtë. Në intervistë­n e dhënë për “Panorama Sport”, ai foli edhe për merkaton. Pasi kanë siguruar shërbimet e Erlis Frashërit, tregon se ku ka ngecur “operacioni” për transferim­in e Renato Arapit. Nuk e mohon dëshirën për të afruar një sulmues, ndërsa lë të hapur mundësinë e largimeve të tjera në radhët e durrsakëve. Teuta kalon me sukses miqësoren e parë për 2018ën, i kënaqur Shkëmbi me gjendjen e ekipit? Pas një shkëputjej­e të vogël prej festave, është normale që duhen dy ose tri ditë për të ardhur në formën më të mirë. Para se të merrnim pushimet, ne kemi përgatitur një program për lojtarët dhe secili prej tyre e ka zbatuar me përpikëri dhe kjo është e dukshme. Te të gjithë pashë të njëjtën dëshirë dhe seriozitet si në dy fazat e para. Ekipi është gati për ta nisur gjysmën tjetër të sezonit ashtu siç e mbyllëm. Dhe kjo u pa gjatë testit të sotëm (djeshëm). Çdo gjë shkoi shumë mirë. I lumtur me ardhjen e Erlis Frashërit? Pa dyshim që po. Frashëri ishte një dëshirë e jona dhe nuk ishte një emër afrim i momentit. E kishim piketuar që dy muaj përpara mund të them. Dhe në momentin që një dëshirë në merkato konkretizo­het, si unë, stafi dhe klubi, nuk kemi si të mos jemi të lumtur. E rëndësishm­e për ne është që edhe lojtarët që do të vijnë të kenë dhe mbështetje­n e të gjithë lojtarëve të tjerë, ashtu sikundër ka ndodhur me Frashërin. Po me afrimin e Renato Arapit çfarë po ndodh, ku ka “ngecur”? Renato Arapi është një tjetër dëshirë e jona, por ende nuk mund të themi se është lojtar i Teutës. Si fillim, ai duhet që të zgjidhë kontratën e tij me klubin turk. Nëse kjo ndodh, atëherë do të shohim. Sulmi mbetet ende pezull, paçka se në fillim konsidero- hej si reparti që kishte më shumë domosdoshm­ëri për përforcime. A ka ndonjë emër konkret? Për momentin nuk kemi ende ndonjë emër konkret. Gjithsesi, ka ende kohë për merkaton, por deri tani nuk ka asgjë për sa i përket sulmit. Deri më tani nga Teuta janë larguar 4 lojtarë. A mund të quhet e mbyllur merkatoja në dalje apo mund të ketë edhe të tjera firo në vazhdim? Sa i përket merkatos në dalje, janë larguar ata lojtarë me të cilët u gjet gjuha e përbashkët. Pra, ishte një pakt dypalësh. Ndaj, po gjej dhe mundësinë si unë dhe stafi im që t’i falënderoj­më për punën dhe përkushtim­in, për kohën që ishin pjesë e klubit tonë. Sa i përket largimeve të tjera, ne po studiojmë çdo gjë dhe të shohim deri në fund. Ndoshta mund të ketë, nuk i dihet.

 ??  ??

Newspapers in Albanian

Newspapers from Albania